web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bojkoti i opozitës bllokon punën për Reformën Zgjedhore/ Çuçi mesazh partive politike

2 Tetor 2018, 10:14, Aktualitet CNA

Ndërsa partitë opozitare vijojnë të bojkotojnë komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore, mazhoranca njofton se po përgatit një draft të vetin.  Në një prononcim për mediat, bashkëkryetari i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, Bledi Çuçi ka thënë se opozita ka bojkotuar reformën zgjedhore, ndërsa mazhoranca do prezantojë javën e ardhshme draftin e saj për këtë reformë.

Bledi Çuçi bëri thirrje partive të opozitës të bëhen pjesë e diskutimeve për ndryshimin e ligjit elektoral.

 ?Normalisht që opozita është në bojkot, nuk ka ardhur. Ka braktisur edhe komisionin për reformën zgjedhore, megjithatë ekspertët e maxhorancës dhe ekspertët e kontraktuar nga ambasada gjermane për draftimin e amendimeve që adresojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR jnë duke punuar. Javën tjetër do kemi një draft të cilin do ta bëjmë publik, do ua përcjellim edhe partive të tjera, Shoqërisë Civile, një draft që pasqyuron rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne po ecim me të gjithë paketën që adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR. Shpresoj që edhe opozita të vijë dhe të bëhet pjesë e këtij procesi deri në fund. Ne si maxhorancë do kryejmë detyrimet tona dhe përgjegjësinë tonë që kemi përpara shqiptarëve. Reforma nuk ka vdekur, ende.?-tha Çuçi.  





Lajmet e fundit nga