Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Me anë të një deklarate për mediat, deputetja e LSI-së, Klejdi Mehmetaj ka ngritur një problem shqetësues për shoqërinë shqiptare.
Sipas Mehmetaj gjimnazet kanë humbur funksionin e tyre të shenjtë si edukues dhe përçues të dijes dhe janë kthyer ne qendra fitimprurëse të trafikimit të drogërave në moshat e reja.
?Ajo që është e dukshme, është që kryeministri me dashje u ka hapur rrugë trafikantëve që përtej rrugës, përtej hapsirave të tjera në Shqipëri, trafikimin ta bëjnë edhe nëpër shkolla. Pra të rinjtë shqiptarë janë të parët që bëhen viktima të trafikantëve qoftë në kultivim, qoftë në trafikim por ajo që është më e keqja edhe në konsumim të lëndëve narkotike.? shprehet deputetja e LSI-së.
Deklarata për mediat e Deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj
Duam të rimarrim sot një problem shumë shqetësues për shoqërinë shqiptare, i cili është denoncuar edhe dy ditë më parë me shumë profesionalizëm nga emisioni investigativ ?Stop?.
Pra, trafikimin dhe konsumimin e lëndëve narkotike brenda ambienteve të shkollave. Gjimnazet tona, kanë humbur funksionin e tyre të shenjtë si edukues dhe përçues të dijes dhe janë kthyer ne qendra fitimprurëse të trafikimit të drogërave në moshat e reja.
Prej rreth dy vitesh, në mënyrë të vazhdueshme Lëvizja Socialiste për Integrim ka ngritur zërin dhe ka denoncuar këtë fenomen kaq të dëmshëm për shoqërinë shqiptare dhe denoncimi me zë e figurë nga emisioni Stop, thjesht provoi se propaganda qeveritare mbi marrjen e masave për të luftuar fenomenin, ka qenë thjesh shoë, demagogji e bërë si fasadë për të fshehur realitetin.
Në realitetin kriminal në të cilin ndodhet Shqipëria sot, trafikantët marrin guximin e sfidojnë shtetin edhe në institucionin që do të duhej të ishte më i mbrojturi: në SHKOLLA, aty ku prindërit lënë fëmijët me besimin se janë të sigurt por dhe të mbrojtur.
Pavarësisht se në letra janë të shkruara strategji, plane veprimi, madje edhe ligje, askush nuk impenjohet për zbatimin e tyre.
Askush nuk merr përgjegjësi. Askush nuk ndan detyra dhe angazhohet realisht.
Madje dhe për rastin në fjalë nuk ka pasur asnjë reagim publik, asnjë shenë për të treguar se masa po merren.
Përtej retorikës, lufta ndaj konsumit të drogërave nuk zhvillohet nga policët dhe as nga prezenca e tyre nëpër shkolla, kjo është një plagë që duhet kuruar nga e gjithë shoqëria dhe padyshim do një vëmendje serioze nga ata që duhej të drejtonin shtetin. Ajo që është e dukshme në fakt është lënia me dashje që ky fenomen të degradojë deri në pikën që denoncojmë sot.
Ajo që është e dukshme, është që kryeministri me dashje u ka hapur rrugë trafikantëve që përtej rrugës, përtej hapsirave të tjera në Shqipëri, trafikimin ta bëjnë edhe nëpër shkolla. Pra të rinjtë shqiptarë janë të parët që bëhen viktima të trafikantëve qoftë në kultivim, qoftë në trafikim por ajo që është më e keqja edhe në konsumim të lëndëve narkotike.
Prandaj sot në situatën kur nuk kemi një reagim serioz nga shteti, madje përkundrazi ata që e drejtojnë shtetin duket se po i japin dorën kryesore trafikantëve, na ngelet ne që të reagojmë. I ngelet shoqërisë që të reagojë.
Ndaj apeli ynë sot është ndaj shoqërisë, ndaj komunitetit të prindërve, apeli ynë është ndaj sindikatave të mësuesve, ndaj qeverive të nxënësve, ndaj urdhërit të psikologut dhe sociologut. Apeli ynë është ndaj shoqatave të shoqërisë civile të cilët së bashku duhet të organizohen për të luftuuar deri në themel, deri në burim për këtë fenomen që sot është më shqetësuesi për familjet shqiptare.
Ajo që ne po bëjmë sot nuk është thjesht një retorikë për të vazhduar fasadën që ka ngritur tashmë kryeministri, por sot dalim përballë jush për tu thënë që ne kemi punuar edhe një plan konkret masash të cilat do ti bëjmë me dije për publikun në ditët në vazhdim.
Një plan veprimi për të cliruar shkollat nga droga.
Ndaj edhe njëherë përsëris thirrjen dhe apelin tonë që shoqëria vetë të reagojë, që komuniteti i prindërve të reagojë, që qeveritë e nxënësve të reagojnë,të bashkohen në këtë luftë që ne kemi nisur pikërisht për të luftuar atë që është fenomeni më i dëmshëm për të rinjtë shqiptarë sot, të qenurit pjesë e krimit, kultivues, të qenurit trafikantë dhe më e keqja të qenurit konsumatorë.
Duket që ky është plan I qëllimshëm I kryeministrit, për të rritur një brez të varur nga krimi e droga, për të formësuar kështu një shoqëri që nuk reagon.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli vizitoi sot kom...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Në bregun e Liqenit Artificial të Tiranës, është gjetur një ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e d...
Një 37-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kërcënuar ...
Një shtetas grek është kapur ditën e sotme në pikën kufitare...
Partia Demokratike ka reaguar sërish sot në lidhje me publik...
Kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi ka reaguar pas akuzav...
Partia Socialiste me anën e deputetes Elisa Spiropalit, ka s...
Misioni auditues i DG AGRI që vizitoi Shqipërinë në datat 24...
OSHEE ka stakuar energjinë elektrike ditën e sotme për shkak...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha i është përgjigjur akuzav...
Partia Demokratike ka dalë ditën e sotme në një deklaratë pë...
Një e moshuar është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në Dur...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin Min...
Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë tek tregu “Çam” në ...
Një 30 vjeçar ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetas në...
Në një shkrim të publikuar për Gazetën “Albanian Free Press”...
Këshilltarët bashkiakë në Bashkinë e Tiranës kanë bojkotuar ...
“Cannabis Store Amsterdam” është një dyqan-kafe, me produkte...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...