web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Zbutet” Kryemadhi/ Ja çfarë deklaroi nga Vlora

20 Shtator 2018, 12:55, Aktualitet CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj partie në Vlorë. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka theksuar se qeveria i ka kthyer qytetarët në armiq, duke harruar që janë ata që e votuan.

Por ndryshe nga ç?jemi mësuar ta shohim Kryemadhin, të gatshme për luftë sot ka qënë më e ?zbutur?. Ajo që gjuajti kryeministrin me çizme, apo edhe e kërcënoi me vdekje pak kohë më parë, kur e paralajmëroi se do kishte fatin e Esat Pashë Toptanit, Kryemadhi sot as kërcënoi dhe as paralajmëroi njeri.

Por, në deklaratën e saj, kryetarja e LSI, vijoi të akuzojë Ramën se po varfëron shqiptarët.

?Jo më larg se dje kemi parë se çfarë ndodhi në Jalë të Himarës, apo Vunoit si të doni ju ta quani, një mënyrë sjellje kriminale, abuzuese dhe mund të themi që vjen si rezultat i arrogancës që qeveria ka krijuar me qytetarët e saj. Duke harruar që qytetarët janë votuesit e saj, duke harruar që qytetarët duhet të marrin shërbimin më të mirë nga qeveria, i ka kthyer qytetarët në armikun e qeverisjes.?-tha Kryemadhi.

Ndër të tjera, ajo theksoi se ?qytetarët të gjithë janë të angazhuar, të gjithë kanë pakënaqësi, sepse ne jemi koshientë dhe e shikojmë që njerëzit çdo ditë e më shumë janë më të varfër, çdo ditë e më shumë janë më të pasigurt, çdo ditë e më shumë ndihen jo vetëm të frustruar dhe të intimiduar nga bandat dhe krimi i organizuar, por  ndihen të gllabëruar prej tyre?.

Ndërsa më tej ajo u shpreh se ?këtu për hir të së vërtetës jo vetëm që është grabitur shteti, jo vetëm që po grabitet prona publike, por këtu tani po kërkojnë t?u grabisin edhe shpirtin shqiptarëve.?/ CNA.al





Lajmet e fundit nga