Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Festivali i Inovacionit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se 10 milionë turistë brenda një afati të shkurtër kohor është sfida e turizmit shqiptar.Ministri Klosi e quajti këtë sfidë mëse reale dhe të mundshme bazuar në statistikat në rritje të turizmit, ku për këtë vit do të shënohen 6 milionë turistë të huaj, ndërsa vitin e ardhshëm 7 milionë turistë. ?Ne si turizëm kemi një sfidë, sfidën e re të 10 milionë turistëve. Është një sfidë e cila do të duhet të arrihet shumë shpejt, është një sfidë e cila mbase kohë më parë as që nuk diskutohej por 10 milionë turistë pothuajse është një realitet. Në vitin 2018 vendin tonë e vizitojnë mbi 6 milionë turistë që janë 1 milionë më shumë se një vit më parë, sepse 5 milionë ishin vjet. pra presim që të shkojmë 10 milionë në një kohë të shkurtër duke dyfishuar numrin e turistëve që kanë hyrë në Shqipëri vitin e kaluar.?- tha ministri Klosi.
Duke iu referuar sfidës së shifrave ministri Klosi theksoi se gjithçka do të jetë e mundur kur i gjithë komuniteti i biznesit të kuptojë se turizmi është një mekanizëm i qëndrueshëm dhe që sezoni turistik duhet të jetë gjithëvjetor. ?Kemi shumë nevojë që frika e mbylljes së një sezoni të mos shoqërojë më ekonominë shqiptare?– u shpreh ministri Klosi i cili shtoi se mbështetja e turizmit tek inovacioni është domosdoshmëri e kohës.
Ministri Klosi theksoi se mirëpret çdo ide nga biznesi, nga të rinj e të reja për të kontribuar në të ardhmen e turizmit shqiptar.
Fjala e ministrit Klosi
Kjo sallë e mbushur plot është thelbi i ndryshimit tonë, sa shumë ne po mblidhemi për të folur se çfarë mund të bëhet më mirë në Shqipëri, sa shumë ne po mblidhemi të diskutojmë së bashku se çfarë ofron vendi ynë me gjithë problematikat që ka, por me kaq shumë të rinj, me kaq shumë mendje të ndritura, me kaq shumë të rinj që duan të futen në botën e biznesit. Dhe ne në fakt si turizëm kemi një sfidë, sfidën e re të 10 milionë turistëve. Është një sfidë e cila do të duhet të arrihet shumë shpejt, është një sfidë e cila mbase kohë më parë as që nuk diskutohej por 10 milionë turistë pothuajse është një realitet. Në vitin 2018 vendin tonë e vizitojnë mbi 6 milionë turistë që janë 1 milionë më shumë se një vit më parë, sepse 5 milionë ishin vjet. pra presim që të shkojmë 10 milionë në një kohë të shkurtër duke dyfishuar numrin e turistëve që kanë hyrë në Shqipëri vitin e kaluar. A është kjo një sfidë e cila realizohet vetëm me metodat klasike? A është kjo një sfidë e cila mjafton të themi që kemi një Shqipëri të bukur, kemi një Shqipëri të mikpritur, kemi një ushqim të mirë apo jemi një vend ?last secret?. Kjo nuk mjafton. Padyshim që ajo që ndodh sot në të gjithë botën po ndodh edhe në Shqipëri. biznesi i turizmit po shndërrohet në një komunitet gjithmonë e më shumë high tech, të lidhur me teknologjinë e informacionit që bazën e ka te informacioni. A jemi ne të gatshëm që të ofrojmë këtë informacion? A jemi të gatshëm ne që destinacionin e Shqipërisë europiane turistike ta shndërrojmë edhe në mekanizma të aksesueshëm nga tur operatorët në botë, nga turistët që duan të vizitojnë Shqipërinë. Dhe këtu ne jemi realisht në një kërkesë urgjente për më shumë mendje të ndritura, për kontributin e të gjithë juve, të rinjve e të rejave apo kompanive që duan të merren me biznesin e teknologjisë së informacionit në fushën e turizmit. Shqipëria është një destinacion tashmë i pëlqyer. Ka shumë shkrime, ka shumë njerëz që vlerësojnë dhe impresionohen nga Shqipëria dhe shprehin opinionin e tyre, por jemi shumë pak në fushën e teknologjisë së informacionit për të pasqyruar destinacionin tonë në atë çfarë është në të vërtetë,që një turist gjerman, anglez, amerikan turk, apo kinez të futet në kompiuter dhe të gjejë Shqipërinë si destinacion turistik.Ndaj kemi shumë nevojë që edhe nga kjo tryezë e madhe diskutimi të kemi një fokus më të orientuar drejt teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në fushën e turizmit.
Po ashtu falenderoj shumë dhomën austro-shqiptare të biznesit që na ndihmoi që të kontaktonim me të gjitha fashat e botës së turizmit. Kemi shumë më tepër nevojë për të rritur kualifikimin për të rritur aftësimin e njerëzve që shërbejnë në turizëm.Ne mund të arrijmë sfidën 10 milionë vetëm atërherë kur e gjithë shoqëria shqiptare të kuptojë që turizmi është një nga ato mekanizmat e qëndrueshëm, kur të kuptojmë që ne duhet të shërbejmë të gjithë në fushën e turizmit dhe ai moment është kur ne të kemi më shumë kamarierë, më shumë menaxherë hotelesh, më shumë stafe të cilët merren me biznesin e turizmit, kur të kemi më shumë guida të cilat nuk mund ta shpjegojnë Shqipërinë vetëm me fjalë, duhet ta shpjegojnë atë me IT, duhet ta shpjegojnë me programe, me informacion që ne duhet ta mbledhim kudo nga cdo cep i Shqipërisë. Ne po punojmë shumë me Ministrinë e Jashtme për të ngritur një sistem të tërë të Colours of Albania për të arritur që të pasqyrojmë destinacionet tona me ngjyrat reale, me ato ngjyra që ne i kemi në Shqipëri ashtu sic Zoti i ka krijuar, por duhet t?i ruajmë të bukura ngjyrat e Shqipërisë, të mos i transformojmë në 100% gjëra ndërkombëtare dhe për këtë duhet që të kemi shumë më tepër sot mendim sesi do të pasurojmë më ndryshe gjithë këtë profesion.
Ajo që është e rëndësishme për ne si ministri që ndjek gjithë politikat e turizmit është që ne të kemi mundësinë që sezoni turistik të mos jetë vetëm 2 muaj, Sezoni turistik të jetë në 12 muajt e vitit, por për këtë duhet inovacion, për këtë duhet mendim kreativ i pastër biznesi sesi këto destinacione turistike që Tirana ka pafund, por çdo cep i Shqipërisë mund të shndërrohej në një destinacion turistik falë teknologjisë, falë mënyrës së paraqitjes ndryshe, në mënyrë të aksesueshme nga një turist fare i thjeshtë në çdo cep të botës. Ndaj kemi shumë nevojë që frika e mbylljes së një sezoni të mos shoqërojë më ekonominë shqiptare, por gjatë gjithë kohës ne të jemi të bindur se sezoni i ardhshëm do të sjellë 7 milionë turistë në Shqipëri, sezoni i ardhshëm do të sjellë miliona turistë të rinj të cilët do të vijnë nga destinacione të reja, por po ashtu na duhet që këta turistë të rinj të rikthehen në Shqipëri dhe të vazhdojnë të flasin mirë dhe këtë mund ta bëjnë vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale dhe teknologjisë së informacionit.
Unë mirëpres çdo ë, çdo të ri apo të re që zhvillon këtë aktivitet në Shqipëri, por po ashtu siç patëm mundësi që të flisnim sot dhe një nga gjërat interesante të mëngjesit të punës me komunitetin austriak të biznesit ishte që gjysma ishin austriakë dhe gjysma ishin shqiptarë që kanë zhvilluar bizneset në Austri dhe duan të rikthehen në Shqipëri, Sa shumë mendje të ndritura kemi kudo në botë dhe për sa shumë mendje të ndritura ne kemi nevojë edhe në këtë sallë ku jemi.
Pas akuzave të forta, që kreu i Partisë Demokratike lëshoi s...
Situata në Jalë midis banorë dhe punonjësve të IKMT është te...
Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashkë...
Kreu i opozitës Lulizm Basha në një dalje për mediat është s...
Në një bashkëbisedim me gazetarët kreu i Partisë Demokratike...
Kur dikush nuk sillet mirë me ty, pyetja e parë që zakonisht...
Amber Rose, ish-e dashura e reperit Kanye West ka denoncuar ...
Jemi shumë të lumtur ta themi këtë fjali: “Vjeshta erdhi”! T...
Nëse jeni single, nuk është më një lajm i keq. Pasi studimet...
Në muajin qershor, ajo solli në jetë vajzën e saj të dytë De...
Të organizosh dasmën e ëndrrave është stresuese, të mendosh ...
Cândido Godói është një qytezë prej 7000 banorësh në jug të ...
Nuk është më sekret dasma e reperit Gjiko me moderatoren Eli...
Paraditen e së sotme gjatë punimeve në Komisionin e Ligjeve ...
Një naftëtar është plagosur pas shpërthimit të një pusi naft...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një deklar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot gjatë një b...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për med...
Një ish-i përndjekur politik ka lidhur veten me zinxhirë në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...