web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Opozita nuk ka qenë kurrë si sot”/ Tomorr Alizoti 'fshikullon' Bashën

17 Shtator 2018, 20:37, Aktualitet CNA

Ish-shefi i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në Partinë Demokratike dhe diplomati Tomorr Alizoti është shprehur se në 30 vjet demokraci opozita nuk ka qenë kurrë më e heshtur se sot.

Në një postim në rrjetet sociale Alizoti ka shkruar se sot u legalizua një nga vjedhjet më të mëdha të popullit shqiptarë dhe për këtë gjë Basha nuk bëri asgjë.

?Rruga e financuar tërësisht nga taksat e shqiptarëve, e cila u ndërtua në emër të bashkimit të kombit duhet të paguhet sërish për të joshur epshet e pushtetarëve. Sot, opozita e cila ka lindur nga fryma për liri dhe nga rebelizmi ndaj se padrejtësi duhej të ishte prijëse e kësaj beteje?,- ka shkruar ai në postimin e tij.

Postimi i plotë

Ne gati 30 vjet demokraci opozita shqiptare nuk ka qene kurre me e heshtur se sot! Inekzistente! Sot u legalizua nje nder vjedhjet me te medha te popullit shqiptar. Rruga e financuar teresisht nga taksat e shqiptareve, e cila u ndertua ne emer te bashkimit te kombit duhet te paguhet serish per te joshur epshet e pushtetareve. Sot, opozita e cila ka lindur nga fryma per liri dhe nga rebelizmi ndaj se padrejtes duhej te ishte prijese e kesaj beteje!/ CNA. al





Lajmet e fundit nga