web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Negociatat e Bashës me PDIU-në/ Dule kërcënon me largim nga koalicioni

15 Shtator 2018, 14:44, Aktualitet CNA

Pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i PDIU-së, mandatoi kreun e kësaj partie, Shpëtim Idrizin, për të nisur negociatat me Partinë Demokratike.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Kreut të Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Ky i fundit zhvilloi një dje një takim urgjent me kreun e PD-së Lulzim Bashën në selinë blu.

Dule e sheh të papranueshëm qëndrimin në të njëjtin koalicion me PDIU-në, pasi kjo ishte dhe një nga arsyet pse u largua nga koalicioni qeverisës, shkruan Panorama.

Mësohet se Basha gjatë takimit me dyer të mbyllura, i ka thënë Dules se çdo faktor që i shtohet opozitës, rrit mundësinë  e përballjes me kryeministrin Edi Rama dhe lidhjet e tij me krimin.

Megjithatë, Basha e ka sqaruar Dulen se ende nuk ka një marrëveshje me Idrizin dhe i ka kërkuar atij të vazhdojnë bashkëpunimin.

Ndërkohë kreu i PBDNJ ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke i saktësuar Bashës, se në rast se PDIU bashkohet me opozitën, ai do të dalë nga koalicioni.

?Partia për Bashkimin dhe të Drejtat e Njeriut është në radhë të parë një parti që ka prioritetet e veta dhe për aq kohë sa prioritetet e saj kryesore janë në afrimitet me një forcë tjetër politike, natyrisht që vazhdon bashkëpunimi. Që nga momenti që nuk ekziston kjo bazë e realitetit e zhvillimeve politike, atëherë mungojnë premisat për një gjë të tillë?, mësohet të ketë thënë Dule gjatë takimit me Bashën.

Ndër të tjera, Dule ka shtuar, se PBDNJ është një parti me një profil të theksuar, që në aktivitetin e vet politik karakterizohet nga konsekuenca në atë sistem vlerash dhe parimesh që nga themelimi i saj dhe nuk ka vend për interpretime përtej asaj tradicionales. /CNA.al





Lajmet e fundit nga