web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përgjigja e BE për Teatrin/ Çfarë të vërtetash nxorri në pah

13 Shtator 2018, 15:25, Aktualitet CNA

Ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar përgjigjen e Komisionit Europian mbi ligjin për Teatrin Kombëtar.

Duke folur nga studio e lajmeve të News24, Mustafaj është shprehur se realacioni i BE-së hodhi poshtë ligjin aktual dhe nxorri në pah dy të vërteta të vëna në dukje nga opozita dhe aktorët.

“Relacioni që erdhi nga BE, i cili hedh poshtë ligjin aktual, nxjerr në pah dy të vërteta të vëna në dukje nga opozita dhe aktorët. Duke u bërë një ligj vetëm për kompaninë fusha del në pah se është një ligj klientelist dhe korruptiv. Kjo ju jep të drejtë aktorëve dhe opozitës për të thënë se çdo zgjidhje e Teatrit pranohet me restaurimin dhe jo rrafshimin.  E dyta është gënjeshtra e qeverisë, e cila ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se është marrë miratimi në Bashkimin Europian. Është gënjyer publiku shqiptar. Në vendet e tjera kur gënjehet populli shkon deri në rrëzimin e qeverisë”, tha Mustafaj. /CNA.al





Lajmet e fundit nga