web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dialogu me Serbinë/ Meta pret delegacionin nga Kosova

12 Shtator 2018, 14:22, Aktualitet CNA

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot një delegacion nga Kosova, i cili përbëhej nga Kreu i Parlamentit, Kadri Veseli, si dhe dy zv/Kryeministrat, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi se Kosova ka nevojë të menjëhershme, për konsensus politik dhe gjithpërfshirje në dialogun me Serbinë.

Presidenti shqiptar ka shtuar, se edhe opozita e Kosovës duhet të marrë përgjegjësitë e veta në këtë moment historik.

Meta tha gjithashtu se në këtë moment, kërkohet bashkëpunim më i ngushtë me partnerët strategjikë në rajon, për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit. /CNA.al





Lajmet e fundit nga