web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bella Hadid sapo ju tregoi kombinimin më “in” të momentit: të vishesh njësoj si Tom Cruise vite më parë

9 Shtator 2018, 19:30, Lifestyle CNA

Një kombinim  i ri sapo doli në qarkullim dhe është kaq i thjeshtë sa nuk ua merr mendja.

Bella Hadid është padyshim një ?influencer? kur vjen puna tek trendet e fundit të modës dhe mjaftoi një dalje e saj publike me një këmishë të gjatë dhe një palë çorape që e gjithë bota të çmendej.

Gjatë ?New York Fashion Week, Bella u fotografua në rrugët e New Yorkut e veshur me një këmishë të bardhë me supin e zbuluar, corape të gjata dhe atlete të bardha, një stil cassual por i duhur. E pikërisht detaji i çorapeve të gjata të kthen pas në kohë në vitet ?80.

Më tepër se sa ajo këmisha ?oversize? që Bella ka zgjedhur të veshë, çorapet dhe look-u në tërësi i ka bërë fansat të mendojnë se ajo duket si një version i Tom Cruise në komedinë ?Risky Business?.  Detaji i çorapeve ka qenë një zgjedhje e mirë në look-un që modelja e njohur ka zgjedhur duke na bërë tv kthehemi pas në kohë.  Shkurt, Bella sapo ktheu sërish në modë çorapet e gjata.





Lajmet e fundit nga