web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mos u tallni me fëmijët”/ Nuk kanë të sosur skandalet e Lindita Nikollës

5 Shtator 2018, 17:04, Aktualitet CNA

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar pas shpërndarjes së librave për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e katër.

?Libra falas, mos u tallni me fëmijët, po silleni si fajdexhinj.Nuk kanë të sosur skandalet e Ministrisë Arsimit, ku kulmi arrin me dhënien e librave borxh për fëmijët,ndërsa pak kohë më parë pranuan se mashtruan mësuesit për rritjen e pagës.

Më tej në reagimin e sindikatës shkruhet se nisma të tilla të kamufluara si bamirësi nuk ndodhin as në vendet e botës se tretë, ndërsa Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit në vend të turpërohen me këtë nisme, e propagandojne me të madhe.

Reagimi i plotë

Libra falas, mos u tallni me femijet, po silleni si fajdegjinj !

Nuk kane te sosur skandalet e Ministrise Arsimit ku kulmi arrin me dhenien e librave borxh per femijet,ndersa pak kohe me pare pranuan se mashtruan mesuesit per rritjen e pages.

Nisma te tilla te kamufluara si bamiresi nuk ndodhin as ne vendet e botes se trete, ndersa Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit ne vend te turperohen me kete nisme, e propagandojne me te madhe.

Tu thuash femijeve mos I shkarravitni e mos I grisni librat se do gjobiteni eshte ti trajtosh ata sic banka trajton qytetaret qe marrin kredi, apo me keq akoma, si fajdegjinjte viktimat e tyre

Keto libra paguhen nga taksat e familjeve shqiptare , ndersa qeveria duhet te kujdeset per shtepite botuese qe po I shesin nje pjese te librave sikur I importojne nga Amerika.

Konfederata e Sindikatave te Shqiperise I ben apel qeverise Rama te heqe dore nga kushti per rikthimin e librave nga femijet ne perfumdim te vitit shkollor.

Konfederata e Sindikatave te Shqiperise I kerkon krimit ekonomik te nise nje hetim per cmimet e librave pasi ka dyshime te forta per abuzime financiare.

Ministria e Arsimit eshte kthyer ne nje vater korrupsioni dhe babezie, ku cdo dite po punohet per rrenimin e sistemit arsimor shteteror per te favorizuar ate privat.

Kjo maskarade duhet te marre fund pasi pasojat do jene te renda./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga