web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I ngatërrojmë gjithmonë me njëri-tjetrin/ Zbulohen 2 konkurrentët e tjerë të “Dance with me 5”

5 Shtator 2018, 10:45, Lifestyle CNA

Spektakli ?Dance with me 5? pritet të startojë në datën 14 shtator dhe do të transmetohet çdo të hënë. Ai do të zgjasë rreth dy orë dhe pjesë e tij do të jenë figura të njohura të ekranit tonë, të cilët do të sfidojnë veten në kërcim.

Ndërkohë që tashmë janë bërë publikë emrat e parë që do të jenë pjesë e këtij spektakli, produksioni ka zbuluar edhe dy konkurrentë të tjerë që do të jenë pjesë e tij. Bëhet fjalë për dy vëllezërit binjakë të spektaklit të humorit ?Al Pazar?, Romeo dhe Donald Veshaj.

Romeo është bërë i njohur për të gjithë ne me rolin e Montanës tek spektakli ?Al Pazar?, dhe është bërë pjesë e tij që në moshën 17-vjeçare. Ndërsa vëllai i tij Donaldi, i cili është 5 minuta më i madh, luan rolin e  Montelës në këtë spektakël humori.

Dyshja e njohur e aktorëve mësohet se e kanë pranuar me kënaqësi ftesën dhe premtojnë të na zbulojnë një dimension tjetër të tyre, ndryshe nga ai që jemi mësuar t?i shikojmë zakonisht.





Lajmet e fundit nga