web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ju dh***sha gradat dhe karrierën”/ Gazetari ‘dush të ftohtë’ policisë së Xhafajt

1 Shtator 2018, 16:32, Aktualitet CNA

Gazetari Simon Shkreli me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në qytetin e Shkodrës.

Në postimin e tij Shkreli shkruan se edhe pse kanë ndodhur katër vrasje, ku pesë persona kanë humbur jetën, dy persona janë zhdukur dhe tre automjete janë djegur, por ende nuk ka asnjë autorë të dyshuar.

Gazetari për gjithë këtë situatë gishtin e ka drejtuar nga policia, e cila është nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme me në krye Fatmir Xhafajn.

?Jau dhjefsha gradat që mbani mbi supe dhe karrieren si hetues. Mos na bani defile me makina 30 mijë euroshe nëpër Shkodër, me demek, kur dal me pi kafe dal me makinë private jo me të shtetit?- ka vazhduar gazetari në postimin e tij gazetari.

Postimi i plotë

4 vrasje me 5 viktima, 2 persona te zhdukur, tre automjete te djegura, ende asnje autor i dyshuar. Asnje piste hetimi, asnje motiv. Policia e Prokuroria e Shkodres rrudhin krahet. Jau dhjefsha gradat qe mbani mbi supe dhe karrieren si hetues. Mos na bani defile me makina 30 mije euroshe neper Shkoder, me demek kur dal me pi kafe dal me makine private jo me te shtetit. Madje na shiteni super profesionista dhe e shisni si super aksion te policise kur autori vetedorezohet ne polici. Ju dhjefsha rracen me mut, kur nuk jeni te zotet me ba punen tuaj hapni krah e leni policet e ndershem te kryejn punen e tyre. Atyre qe as makina s’kane e as shpija por jetojne me qera. Ndersa Ju ecni me benza te shtrenjte qe sikur te kishit puse nafte s’do mund ti furnizonit me karburant. Shkoni more e andej nga keni dale, Ju qe para nje makine te blindueme i detyroni policet me salutu se dihet kush asht Shefi juaj. Hani veç mut e na shiteni super profesionista. Duke nxjerr furgonet e FNSH me patrullu neper lagje te ndryshme. Ndersa poshte hundeve tuaja vriten njerez perdite. Ktheni rendin e qetesine ne Shkoder, ku s’ ka as sigurine me te vogel as femija qe s’ka lind ende!/ CNA.al





Lajmet e fundit nga