web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këto 9 produkte ushqimore ju ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë gjatë natës

31 Gusht 2018, 09:04, Kuriozitete CNA

Të gjithë ushqimet kanë veti të ndryshme ushqyese për trupin e njeriut. Veçse kanë aftësi të ndihmojnë organizmin të jete aktiv dhe i shëndetshëm, disa prej tyre ndihmojnë edhe në relaksimin e mendjes dhe trupit.

Të tilla janë edhe ushqimet mëposhtë që veçse janë të shëndetshme dhe plot vitamina,  ndihmojnë për një gjumë të qetë gjithashtu.

Fiqtë përmbajnë kalium, magnez, kalcium dhe hekur dhe këto minerale ndihmojnë në rrjedhjen e gjakut dhe tkurrjen e muskujve, të cilat janë çelësi për rënien në gjumë.

 

Shalqiri  do t?ju hidratojë para gjumit dhe do të eliminojë dhimbjet e urisë për shkak të fibrave dhe vëllimit.

Patatet e ëmbla janë burime të mëdha të kaliumit, magnezit dhe kalciumit për t?ju ndihmuar të relaksoheni.

 

Ushqyesit në kumbullat e thata si vitamina B6, kalcium dhe magnez, ndihmojnë melatonin, hormon që rregullon gjumin. Përdorni kumbullat si një kokërr qetësuese ose hajini ato rreth 30 minuta para gjumit.

Meqenëse dehidrimi mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të rënë  në gjumë  zgjedhja e frutave ujore si pjepri mund të kompensojë çdo defiçit.

 

Nuk është befasi, por çaji i bimëve stimulon gjumin. Çaji i kamomilës është i shkëlqyer për qetësimin e nervave para gjumit, është gjithashtu hidratues dhe stomak-qetësues.

Mënyra më e mirë për të marrë një gjumë gjatë natës është rritja e konsumit tuaj të melatoninës. Qershitë së bashku me arrat dhe tërshërën, janë një burim natyror i melatoninës. Kur hahen rregullisht, ato mund të ndihmojnë në rregullimin e ciklit tuaj të gjumit.

 

Mos u shqetësoni ju mund të hani çokollatë ditë dhe natë. Çokollata e errët përmban serotonin, i cili relakson trupin dhe mendjen tuaj.

Magnezi dhe kaliumi në banane shërbejnë si relaksues të muskujve dhe nervave. Vitamina B6 e gjetur në këtë frut gjithashtu konverton triptofanin në serotonin, duke rritur gjithnjë e më shumë relaksimin.





Lajmet e fundit nga