web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këngëtarja e suksesshme bën deklaratën bombë: “Ndihem e shëmtuar dhe e pasigurtë”

31 Gusht 2018, 10:10, Lifestyle CNA

Nuk është hera e parë që Lady Gaga merr pjesë në një film, pasi ka fituar çmimin ?Golden Globe? pas pjesëmarrjes në ?American Horror Story: Hotel?. Dhe këngëtarja është gati për të shkëlqyer në sfidën e rradhës, pasi do të luajë krahas aktorit Bradley Cooper në filmin ?A Star Is Born?.

Në një intervistë për ?Los Angeles Times?, Gaga rrëfen se e gjen veten shumë në rolin që do të luaj, pasi edhe personazhi në film ndihet e shëmtuar, ndjesi që e përjeton edhe këngëtarja.

?Ally është një personazh që e gjej veten. Edhe ajo ndihet shumë e shëmtuar dhe e pasigurtë, ashtu siç edhe unë me raste? ? shprehet këngëtarja.

 

Por Lady Gaga arriti ta  hedhë pas krahëve këtë ndjesi me ndihmën e fansave, të cilët sipas saj, shohin më të bukurën tek ajo.

?Të jem e sinqetë, ajo çfarë më bën të ndihem e bukur është gjithë lumturia që marr nga fansat. Ata arrijnë të shohin thellë brenda meje dhe kanë ndryshuar rrënjësisht jetën time. Pamja e jashtme është thjesht sipërfaqësorja! Ata dashurojnë atë çfarë unë jam.? ?përfundoi Lady Gaga.





Lajmet e fundit nga