web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthehet filmi i famshëm ''SCARFACE'', por kush do jetë Tony Montana?

30 Gusht 2018, 09:35, Lifestyle CNA

Saga për ribërjen e filmit të famshëm ?Scarface? vijon. Është regjistori Antoine Fuqua i filmit The Equalizer që shprehet se po mendon seriozisht për përshtatjen e filmit me një histori moderne.

?Skenari është i thjeshtë. Një burrë i varfër që do të ketë gjithçka. Dhe nuk ndalet në asnjë moment, pavarësisht kush i del përpara?, ka thënë Fuqua.

Thashethemet kanë qarkulluar për rolin kryesor. Fillimisht u tha se aktori meksikan Diego Luna mund të jetë Tony Montana i ri. Por së fundi flitet se roli i është propozuar edhe Denzel Washington.

Ky i fundit spekulohet se ka thënë ?Atë rol e ka vulosur Al Pacino dhe s?diskutohet më?.

Historia e një gangsteri që arrin të bëhet bos i drogës është transplantuar nga Majemi në Los Angeles-in modern dhe regjisori Fuqua do të angazhohet me të mbaruar post-produksionin e Equalizer 2. Xhirimet për filmin e ri pritet të nisin në 2019-ën.





Lajmet e fundit nga