web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI akuza të forta Ramës/ “I ka kthyer gjimnazistët në skllevër të biznesit të tij”

27 Gusht 2018, 11:51, Aktualitet CNA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, për gjëndjen e mjerueshme të rinisë.

Në një dalje për shtyp, zëdhënësja e kësaj partie, Florida Kërpaçi, është shprehur se rinia sot po largohet nga vendi, pasi nuk po vlerësohet.

?Rinia sheh largimin nga vendi si të vetmen zgjidhje. Sot në Shqipëri të rinjtë me vlera përbuzen dhe dënohen?, tha Kërpaçi.

Ndër te tjera zëdhënësja e LSI, është shprehur se Rama mendon vetëm për drogën dhe koncesionet, ndërsa shton se qeveria narkomane, nuk ka planifikuar asgjë për rininë.

Kërpaçi ka cituar gjithashtu raportet për Shqipërinë, të cilat sipas saj e rendisin Shqipërinë në vendin e parë në botë për konsumin e kokainës. Në lidhje me këto statistika, LSI ka akuzuar kryeministrin Rama, i cili sipas tyre i ka kthyer gjimnazistët në skllevër të biznesit të tij.

“Sipas shifrave zyrtare Shqipëria është vendi i parë në botë për konsumimin e kokainës. Kryeministri i ka kthyer gjimnazistët në skllevër të biznesit të tij. Sot Qeveria narkomane nuk ka planifikuar asgjë për rininë, pasi çdo gjë e ka ndërtuar rreth një grushti njerëzish”, u shpreh Kërpaçi. /CNA.al





Lajmet e fundit nga