web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasjet parlamentare/ Ja cilët janë deputetët me efikas dhe më të dështuar

23 Gusht 2018, 15:38, Aktualitet CNA

Instituti i Studimeve politike, ka publikuar sot pikët të cilat rendisin deputetët sipas efikasitetit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Në klasifikimin e deputetëve sipas nivelit të efikasitetit në aktivitetin parlamentar rezultoi se deputetët Erion Braçe (PS) dhe Jorida Tabaku (PD), në kuota të njëjta, – kanë edhe treguesit më të lartë të efektivitetit.

Grupi i PS ka tregues më të lartë efikasiteti (35%), ndjekur nga PD me (28%) dhe LSI me (25), por opozita është më aktive në debate në seancat plenare (mesatarisht 5 fjalime për deputet), ndaj PS (3 fjalime për deputet).

Deputetët me formim profesional rezultojnë më të suksesshëm, kurse deputetët prurje nga biznesi dhe zonat periferike rezultojnë më pak efektivë

Deputetët më efektivë dhe aktivë janë ata të qarqeve Vlorë dhe Fier, kurse deputetët më pak efektivë dhe aktivë janë ata të qarqeve Shkodër dhe Lezhë.

Pavarësisht arritjeve statistikore indivuale apo kolektive, në tërësi ende mungon një model parlamentar pozitiv i referuesshëm dhe inspiruese për publikun, votuesit dhe sidomos brezin e ri që ka pasion politikën.

U konstatua rritje e ndjeshme e interesit të deputetëve për të mbajtur fjalime në seanca dhe komisione, megjithatë 17 deputetë nuk diskutuan asnjëherë në Kuvend, disa prej tyre nuk morën pjesë asnjëherë në komisionet parlamentare dhe disa të tjerë, përfshirë drejtues të lartë politikë, nuk votuan asnjë akt ligjor të axhendës së seancave plenare.

Sipas të njëjtit raport, sesioni parlamentar janar ? korrik 2018 u dominua nga konfliktet politike midis mazhorancës dhe opozitës, – bojkotim të pjesshëm, protesta në sallë e komisione, etj, – me ndikim direkt në punën e seancave plenare, të komisioneve, të axhendës dhe të produktit parlamentar.

Kuvendi nuk arriti të shndërrohet në institucion përfaqësues efektiv, të rrisë besimin publik ndaj tij dhe as të krijojë klimë dialogu politik midis mazhorancës dhe opozitës

Numri i akteve parlamentare të miratuara gjatë sesionit të fundit është më i vogël sesa numri i akteve në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar: përkatësisht 182 më 2017 dhe 129 më 2018, pavarësisht se viti 2017 ishte vit zgjedhor dhe Kuvendi funksionoi deri në maj.

Numri i ligjeve të miratuara ka rënë 13%. Kohëzgjatja e akteve pati një mesatare 1.6 muaj/akt.

Disa akte të vitit 2015 janë ende në axhendë, ndërkohë që vijuan të aplikohen nismat me procedurë të përshpejtuar. Ky sesion pati vetëm dy nisma ligjvënëse nga deputetët, të gjitha nismat e tjera ishin kolektive në emër të Këshillit të Ministrave apo Grupeve Parlamentare.

Asnjë prej ligjeve të miratuara gjatë 2018 nuk përbën bazën për një reformë sektoriale.

Kuvendi nuk shënoi progres në funksionin kushtetues të kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv. Numri i interpelancave dhe i komisioneve hetimore ishte minimale, përkatësisht 4 interpelanca dhe 1 komision hetimor (i papërfunduar).

Pushteti ekzekutiv vijoi të imponojë axhendën parlamentare dhe votën politike në parlament. Pati raste kur ministrat nuk përmbushën detyrimet e Rregullores së Kuvendit dhe Statusit të Deputetit.

Sesioni konsumoi 25 seanca dhe mbi 140 orë debat, por mbi 30% e tyre u zhvilluan në rrethana jo normale për shkak të konfliktualitetit politik./CNA.al





Lajmet e fundit nga