web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A e keni vënë re edhe ju se çfarë e ka bashkuar Luanën dhe Çiljetën këtë verë?

21 Gusht 2018, 07:52, Lifestyle CNA

Ndonëse vera gjithmonë është konceptuar si sezoni i pushimeve, për ata që merren me muzikë, prej kohësh vera është sezoni i impenjive në mënyrë për të qenë sa më pranë publikut të cilët në këtë kohë e kanë të gjithë komoditetin e duhur për të kënduar, kërcyer e argëtuar deri në orët e para të mëngjesit.

Megjithatë, vera është gjithashtu edhe sezoni i prurjeve të reja në stil dhe në look. Këtë janë përpjekur të bëjnë më së miri Luana Vjollca dhe Çiljeta, të cilat në klipet në këngëve të tyre të fundit janë shfaqur me një look që e kemi parë shpesh tek vajzat këtë vere. Luana tek bashkëpunimi i saj me Bujar Qamilin, ?Mi dhe flakë mallit tim? ndërsa Çiljeta tek bashkëpunimi me Alar Band ?BonBone?.

Fustane të gjata me shpatullat jashtë (ose një fund i gjatë apo i shkurtër, pak barkun jashtë dhe sërish një ?crop top? me shpatullat e zbuluar) flokët të gjatë me onde dhe baluke të kapura lart.

Sigurisht këtij kombinimi nuk mund t?i mungojnë aksesorët siç janë vëthët e mëdhenj, sidomos ato në formë rrethi.

Përdorimi i të njëjtit stil si nga Luana ashtu edhe nga Çiljeta na kanë bërë të vëmë re një ngjashmëri të madhe midis tyre. Nëse ende nuk e keni ndarë mendjen se si të kombinoheni për ndonjë festë që keni në vijim, një look si i Luanës apo Çiljetës do të ishte perfekt për këto mbrëmjet e verës.

 





Lajmet e fundit nga