web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turisti italian bie në një vepër arti në muze/ Përfundon në spital

20 Gusht 2018, 09:45, Aktualitet CNA

Një turist italian ka rënë në një vepër arti në Muzeun Serralves të Porto, në Portugali dhe si pasojë ka përfunduar në spital.

59 vjeçari ka rënë brenda pusit të zi me thellësi 2 metra, vepër e skulptorit britanik Anish Kapoor.

Turisti i është afruar vendit për të kuptuar nëse bëhej fjalë për një iluzion optik apo për një gropë të vërtetë, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë brenda.

Burri është shtruar në spitalin San Antonio, ku po merr ndihmën mjekësore./CNA.al





Lajmet e fundit nga