web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shteti i Ramës ka ikur me pushime”/ Ja çfarë rreziku e pret Shqipërinë

17 Gusht 2018, 09:25, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka ngritur alarmin, se nga Ethet e Nilit perëndimor mund të preket edhe vendi ynë.

Me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetet social, Vasili shprehet se Ethet e Nilit janë një emergjencë e shëndetit publik për shkak të rrezikshmërisë së tyre serioze për shëndetin, por Rama nuk ka marrë asnjë masë për këtë, pasi qeveria e tij ka vdekur.

Madje Petrit Vasili ka nënvizuar, shteti i Ramës ka ikur në me pushime në vend që të merrte masat përEthet e Nilit perëndimor.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ethet e Nilit perendimor emergjence mjeksore per qytetaret,por qeveria ka vdekur !!!

Ethet e Nilit Perendimor jane nje emergjence e shendetit publik per shkak te rrezikshmerise se tyre serioze per shendetin.

Prej Etheve te Nilit ka pasur mjaft raste Europe, por edhe ne Ballkan ku nuk kane munguar edhe vdekjet si ne Greqi,Rumani,Kosove,

Serbi etj.

Vetem ne Shqiperi askush nga shteti nuk flet.Shteti eshte me pushime!!!!

Qytetareve nuk ka kush i keshillon e informon per shenjat e semundjes si dhe se si dhe ku mund ta marrin ndihmen e vecante shendetesore per kete problematike mjeksore te rende.

E gjithe Europa eshte ne alert.

Qendra Europiane e Kontrollit te Semundjeve terheq vemendjen qe rastet jane me te shumta se nje vit me pare./ CNA.al





Lajmet e fundit nga