web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mirupafshim parukiere: Këto vajza të famshme nuk i kanë lyer kurrë flokët!

17 Gusht 2018, 08:53, Lifestyle CNA

Vajzat e famshme  kanë vendosur të mos bëjnë asnjë kompromis me kameran apo aparatin kur bëhet fjalë për flokët. Ndaj flokët e tyre natyral, nuk kanë prekur kurrë bojë, vetëm trajtime me maska. Këto vajza na frymëzojnë sesi të dukemi bukur, ashtu siç na ka bërë nëna natyrë.

Modelja Megi Ndokaj është e fiksuar pas flokëve. Ajo gëzon flokë të gjatë, të shëndetshëm dhe natyral dhe ka preferuar t?i mbajë të tilla. Më herët, Megi është shprehur se kujdeset shumë për flokët e saj natyral bjonde, duke i trajtuar me maska.

Kushdo i ka zili flokët e gjatë dhe të shëndetshëm të moderatores shqiptare.Flokët e zinj të Klea Huta janë gjithmonë shumë të kuruar në fotot që moderatorja publikon. Në një komunikim me fansat ditën e sotme, Klea rrëfeu se nuk i ka lyer asnjëherë flokët pasi preferon t?i mbajë natyrale.

 

Modelja shqiptare Oriola Marashi shfaq me krenari flokët e saj në rrjetet sociale. Flokët e Oriola Marashit nuk e kanë prekur asnjëherë bojën dhe sa më rrallë shohin edhe gërshërët.

Nëse e shihni Kendall Jenner me një ngjyrë të re të flokëve, mos u gënjeni! Modelja ka vendosur paruke, pasi është betuar që nuk do të lyejë flokët e saj natyral.

?Jam shumë e re dhe preferoj të qëndroj natyrale? ? është shprehur më herët Kendall Jenner në një intervistë.





Lajmet e fundit nga