web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Acarohet marrëdhënia SHBA-Turqi/ Refuzohet sërish lirimi i pastorit, Brunson

17 Gusht 2018, 21:18, Aktualitet CNA

Lirimi i pastorit amerikan, Andrew Brunson është refuzuar sërish nga Turqia.

Kjo pasi, Gjykata e Tretë e Lartë Penale e Izmirit caktoi vazhdimin e arrestit shtëpiak të pastorit amerikan dhe ndalimin e largimit të tij nga vendi.

Mbi Brunson rëndojnë akuzat për spiunim për PKK-në, të listuar si grup terrorist nga SHBA dhe Turqia, si dhe për organizatën FETO, grupin qe akuzohet pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi.

Prej kohës Andrew Brunson është kthyer në mollë sherri midis Turqisë dhe SHBA-së./ CNA.al





Lajmet e fundit nga