web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Provokon Rusia/ Gjashtë bombardues shkelin hapësirën ajrore të NATO-s

15 Gusht 2018, 17:04, Aktualitet CNA

Disa avionë luftarakë britanikë kanë rënë në gjurmët e gjashtë bombarduesve rusë, të cilët po fluturonin në hapësirën ajrore të NATO-s ën Detin e Zi.

Ata u nisën nga baza ajrore e NATO-s në Rumani, menjëherë pasi nuhatën prezencën e avionëve rusë, raporton Mirror.

Nga raportimet, mësohet se avionët rusë kishin kaluar gjatë gjithë natës në këtë zonë.

Dyshohet se bombarduesit rusë, kanë qënë të përfshirë edhe në ngjarjet e fundit në Krime.

Ndërkohë në raportin e marsit, thuhej se avionët britanikë, kishin vënë re prezencën e avionëve rusë 8 herë brenda dy viteve të fundit. /CNA.al





Lajmet e fundit nga