web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta mesazh ngushëllimi për viktimat në Itali

14 Gusht 2018, 17:49, Aktualitet CNA

Pas tragjedisë që ndodhi sot në Genova, ku si pasojë e shembjes së urës humbën jetën 35 persona, ka reaguar edhe presidenti i vendit Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta i ka shprehur mesazh ngushëllimi homologut të tij italian Sergio Mattarella.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit shprehu keqardhje për jetët e humbura, ndërsa i uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Reagimi i plotë i Presidentit:

I dashur President Mattarella,

Jam shume i trishtuar nga humbja e jeteve si pasoje e ngjarjes tragjike ne qytetin e Genovas.

Ne keto momente te veshtira jam prane jush, prane popullit mik italian, qytetareve te Genovas dhe te gjitha familjeve te lenduara nga kjo fatkeqesi.

Ngushellimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar per familjet e viktimave dhe urimi i sinqerte per nje sherim te shpejte per te lenduarit e kesaj katastrofe. /CNA.al





Lajmet e fundit nga