web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tetë të vdekur, mes tyre dy fëmijë/ Duka i shpreh ngushëllimet familjarëve

11 Gusht 2018, 18:06, Aktualitet CNA

Pas masakrës së Selenicës ku mbetën të vrarë tetë perosna, pas ekzekutimit me armë nga kushëriri i tyre Ritvan Zyka, 24-vjeç.

Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka.

Në një postim në rrjetet sociale, Duka teksa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve shkruan se Selenica është pasqyra e pasigurisë në rritje dhe maja e ajsbergut, e cila tregon se fshatrat shqiptarë janë të mbytyur nga varfia dhe të harruar.

Ai gjithashtu ka kërkuar që në këto zona të ketë më shumë investim dhe vëmendje.

Postimi i plotë:

?Masakra e Selenicës nuk është vetëm pasqyra e një deficiti moral të shoqërisë sonë dhe të pasigurisë në rritje, por edhe imazhi i fshatrave shqiptarë të kthyer në inkubatorë të mjerimit. Të zbrazur, të varfëruar dhe të harruara; ku Selenica mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Për ketë arsye kërkohet një reflektim i thellë dhe serioz mbi zonat rurale, dhe një përgjigje e qartë ndaj sfidës për t?i ?urbanizuar? dhe për t?i rigjallëruar ato.
Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve dhe të afërmve dhe për këtë humbje të rëndë. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe!? /CNA.al





Lajmet e fundit nga