web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjedia e Selenicës/ Deputeti i LSI akuzon Qeverinë për neglizhencë

10 Gusht 2018, 20:49, Aktualitet CNA

Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të fshatit Resulaj.

Më tej ai ka shkruar se kjo që ndodhi sot është pasojë e problemit të hershëm të pronave në këtë zonë.

Rrokaj ka shtuar më tej se dora e shtetit në Selenicë është inekzistente, edhe pse ajo është një zonë me pasuri  dhe bukuri natyrore.

Postimi i plotë

Nje tragjedi e rëndë ndodhi sot në Resulaj të Bashkisë Selenicë. Krimi makabër brenda fisit u mori jetën 8 personave, midis të cilëve gra dhe fëmijë. Po kështu disa të tjerë janë të lënduar.

Në radhë të parë u shpreh ngushëllimet e mia famijarëve për viktimat e pafajshme dhe uroj shërim të shpejtë të lënduarëve. Inkurajojmë policinë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë për kapjen e autorit.

Ky krim në familje duket të jetë pasojë e problemeve të pazgjidhura të pronës në një nga zonat më të varfëra, të prekura nga fenomeni i drogës, nga skamja dhe emigracioni.

Në këtë zonë dhe në gjithë Bashkinë e Selenicë, për fat të keq dora e Shtetit është inekzistente, sidoqë është një nga zonat më të pasura me bitum dhe naftë si dhe me bukuritë e Lumit të Vlorës. /CNA.al





Lajmet e fundit nga