web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Katy Perry-t i bën surprizën më të papritur fanses së sëmurë

2 Gusht 2018, 20:15, Lifestyle CNA

Të martën e kësaj jave, Katy Perry kishte të programuar në turin e saj një koncert në Australi, në të cilin do të mungonte një fanse e saj shumë e veçantë, 8-vjecarja Grace Moores, e cila fatkeqësisht nuk mund të ishte e pranishme për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Vogëlushja, një adhuruese e madhe e këngëtares që nga mosha 3-vjecare, kishte shumë kohë që priste për koncertin e yllit amerikan, që nga muaji prill përpara se të diagnostikohej me kancer. Ishte pikërisht motra e saj Tiana, e cila e postoi këtë në Twitter, shoqëruar dhe me hashtagun #HelpGraceMeeetKatyPerrry, e brenda pak kohësh postimi i saj arriti të shpërndahet rreth 20,000 herë duke i rënë në sy edhe ekipit të vetë Katy Perryt, të cilët e kontaktuan menjëherë 16-vjecaren.

?Ajo erdhi me makinat e saj të mëdha ditën e hënë, Grace ishte e shokuar dhe pa fjalë?, ? shprehet Taina ? ?Më pas i përshëndeti të gjithë dhe menjëherë filloi të kalonte kohë me Grace, madje i kërkoi t?i bënte dhe një tur përreth shtëpisë?.

Por jo vetëm kaq, mesa duket Katy i kërkoi fanses speciale t`i thoshte 3 këngët e saj të preferuara nga këngëtarja dhe ajo ia këndoi në version akustik; pikërisht këngët ?Roar?, ?Firework? dhe ?Chained to the Rhythm?, duke i plotësuar ëndrrën e një jete. E pas kësaj  postuan dhe disa foto në rrjetet sociale, sidmos në Snapchat, jo vetëm nga Taina por dhe nga pop star-i, e cila ndau një foto të Grace me bluzen e firmosur nga ajo dhe me mbishkrimin ?Modeli im i ri në jetë?.





Lajmet e fundit nga