web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Metodat e mrekullueshme japoneze që do t’ju transformojnë lëkurën!

31 Korrik 2018, 12:40, Lifestyle CNA

Një lëkurë e shndërritshme s?vjen përherë si rezultat i serumeve apo kremrave të ndryshëm. Janë zgjedhjet tona përsa i përket stilit të jetesës që ndërmarrim, ato që bëjnë diferencën e madhe.

Në kulturën japoneze ekzistojnë disa sekrete të arta mbi përkujdesjen e lëkurës. Ndërthurja dhe harmonizimi i këtyre komponentëve është çelësi i gjithçkaje.

Onsens

 

Një pjesë të rëndësishme në kulturën japoneze mbi përkujdesjen e vetes zë larja në burime të nxehta të quajtura onsens. Qëndrimi brenda tyre për minuta apo orë të tëra ka përfitime të jashtëzakonshme për lëkurën. Që të klasifikohet si një onsen, uji duhet të ketë një temperaturë specifike si dhe të përmbajë 19 minerale. Shumë i njohur për këto burime çudibërëse është ishulli Kyushu.

Alga deti

Dieta tradicionale japoneze në të mirë të lëkurës përmban peshq, perime dhe kurrsesi qumësht apo mish të kuq. Mjaft e njohur është wakame- ja, një lloj alge deti që përmban antioksidantë, proteina, kalcium, hekur, kalium, vitamninë A, C, D, E, K, B2.

Çaj jeshil

Ndonëse së fundmi, çaji jeshil është përhapur jashtëzakonisht shumë në kulturën perëndimore, Japonia e ka nxitur dhe këshilluar konsumimin e tij prej shekujsh. I pasur me shumë antioksidantë, çaji jeshil ka një përdorim të gjerë edhe në produktet kozmetike japoneze, si përbëri numër 1 i uljes së rrezikshmërisë për kancer apo çfarëdolloj rreziku tjetër të lëkurës. Studime të shumta kanë vërtetuar se çaji jeshil bën mrekulli edhe me aknet.

Krem kundër diellit

Në Japoni, në perceptimin antik të së bukurës lëkura e zbehtë ishte idealja, gjë që nënkuptonte se gratë duhet t?i ruheshin sa më shumë diellit. Si ia bëjnë gratë japoneze për ta patur lëkurën që kanë? Nuk harrojnë kurrsesi të vendosin kremin kundër diellit si dhe t?i mbrohen rrezatimit me sa munden: kapele, çadër, shall, çfarëdoqoftë.





Lajmet e fundit nga