web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqtarët dhe prokurorët "shokojnë" opinionin/ Nxisin sherr mes prindërve dhe fëmijëve

31 Korrik 2018, 19:16, Aktualitet CNA

Prej disa kohësh ka nisur procesi i Vettingut, ku gjyqtarë dhe prokurorë i nënshtrohen testit të pastërtisë së figurës profesionale si dhe pasurore.

Që kur ka nisur procesi i Vettingut, disa gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar, ndërsa disa të tjerë kanë kaluar me sukses filtrin, edhe pse me një proces që lë shumë pikëpyetje, por kjo i përket një teme tjetër.

Ajo që na ka habitur të gjithëve janë deklaratat e gjyqtarëve apo prokurorëve gjatë seancave dëgjimore përpara KPK-së, në lidhje me pasurinë e tyre.

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve deklarojnë se pasurinë e kanë nga babai, dhurata nga vjehrri, kunati, kunata apo edhe vëllëzërit në emigracion.

Me deklaratat e tyre të bëjnë të mendosh se janë në një gjendje aq të ?mjerueshme? sa edhe pse në një moshë madhore dhe me një profesion të tillë, ata ende mbahen nga prindërit.

Vetëm këta i kanë prindërit e pasur që i bëjnë dhurata marramendëse, gjë që të çon në dyshimin se tashmë shqiptarët do fillojnë të mohojnë prindërit e tyre, nga inati pse nuk ju kanë bërë dhurata siç ju bëjnë gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por, vec dhuratave nga prindërit, gjyqtarët dhe prokurorët kanë edhe një fat të madh, fitojnë edhe lotari. Të habit fakti kur shikon koeficientët e basteve, gjithmonë më të predispozuarit për të fituar janë gjyqtarët dhe prokurorët.

Apo ka edhe të tjerë që nuk deklarojnë një pjesë të pronave, pasi kanë harruar. Sigurisht kjo është normale që ti harrojnë, përderisa nuk i kanë fituar me djersën e tyre, për me djersën e të tjerëve, i kanë dhurata nga prindërit apo familjarët, ashtu siç e kanë deklaruar vetë.

 





Lajmet e fundit nga