Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Lulëzim Hamitaj, komisioneri i Vetingut që akuzohet nga Partia Demokratike si fallsifikues dokumentash, konsiderohet si ?njeriu? i Ëngjëll Agaçit? nga kolegët e tij në Komsionin e Pavarur të Kualifikimit.
Nuk është e qartë se përse i kanë vendosur këtë epitet, por ndoshta për shkak se si komisioneri Hamitaj, ashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë duhet të kenë krijuar njohje gjatë karrierës së tyre avokatore në Romë, Itali.
Komisioneri Hamitaj sot gjendet në një situatë shumë të vështirë. Nëse vërtetohen akuzat publike të Partisë Demokratike, të ngritura në bazë të dokumentave zyrtarë, atëherë ai jo vetëm që humbet vendin e punës dhe pritet të përballet me drejtësinë, por nga ana tjetër jep një dëshmi se filtra e ?vetingut? të qeverisë dhe maxhorancës socialiste në Parlament janë çarë gjatë verifikimit të kandidatëve për anëtar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkruan Boldnews.
Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe eksperti ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi, prezantuan në një konferencë të posaçme për median gjetjet e tyre mbi dokumentacionin zyrtar të Komisionerit Lulzim Hamitaj. Ky i fundit, në kohën kur kandidonte për anëtar të KPK-së ka dorëzuar, ndër të tjera, edhe një çertifikatë për njohjen e gjuhës angleze, një kriter bazë për kualifikimin në detyrën e kontrolluesit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Nga investigimi i Partisë Demokratike, ka dyshime të forta se Lulzim Hamitaj, jo vetëm që nuk ka kualifikimin e duhur, por, për të siguruar një vend në KPK, ka fallsifikuar dokumentin e njohjes së gjuhës së huaj.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, pas publikimit të këtyre fakteve, kërkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisionerët Publikë që të marrin menjëherë masën disiplinore për largim nga detyra të Lulzim Hamitaj, për shkak se nuk plotëson kriteret formale për të qenë në atë detyrë.
Njëkohësisht, partia më e madhe opozitare kërkoi nga Prokuroria të nisë menjeherë hetimin për veprën penale të ?fallsifikimit të dokumentave?.
Pas më shumë se 24 orë nga ky denoncim publik, i bazuar në dokumenta zyrtarë, vetëm zyra e Kryeprokurores së Përkohshme ka shpërndarë një informacion anemik për median, ku theksohet se: ?Prokuroria e Përgjithshme kërkon vlerësimin e rastit, duke ia përcjellë prokurorisë kompetente (të Tiranës) për verifikim?.
Ndërkohë, as komisioneri Hamitaj dhe as strukturat aradhë të Vetingut, përfshirë edhe monitoruesit ndërkombëtarë, nuk kanë dhënë asnjë reagim mbi denoncimin e Partisë Demokratike. Për më tepër, rreth dy orë pas akuzave të opozitës, komisioneri Lulzim Hamitaj u paraqit në seancën dëgjimore për prokurorin Besnik Muçi, sikur asnjë të mos kishte ndodhur.
Kjo nuk është hera e parë që strukturat e Vetingut mbajnë një pozicion heshtje peshku, kur publikohen të dhëna që kompromentojnë publikisht komisionerët.
Pak ditë më parë, anëtari i Gjykatës së Lartë, tashmë i shkarkuar, Shkëlzen Selimi, akuzoi publikisht dhe zyrtarisht anëtarët e trupës gjykuese të Komisionit të Vetingut se i kanë dhënë, ndoshta edhe shitur, televizionit Top Channel dokumenta konfidencialë, të cilat ishin vetëm në dorën e KPK-së.
Për këtë rast, gjyqtari Shkëlzen Selimi kërkoi ndërprerjen e procesit ndaj tij, duke e konsideruar të paragjykues, si edhe nisjen e hetimit disiplinor ndaj komisionereve Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari. Kërkesa proceduriale e gjyqtarit Selimi ra në vesh të shurdhër. Trupa gjykuese vijoi normalisht seancën dëgjimore, në mungesë të Selimit, i cili u largua në formë proteste. Ndërkohë që as Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe as Komisionerët Publikë nuk kanë dhënë asnjë sinjal reagues deri më tani./CNA.al
KPK-ja ka mbajtur ditën e sotme seancën dëgjimore për prokur...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar ...
Kreu i komanduar i Prokurorisë së Tiranës Dritan Rreshka, ës...
KPK-ja ka dhënë vendimin për Artan Brocin ditën e sotme.Tru...
Medi Bici, gjyqtar në Gjykatën e Lartë dhe kandidat për në K...
Nga, EDUART NDOCAJ*Të dashur bashkëkombas të mi shqipëtarë, ...
Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka bllokuar një sasi produk...
Një denoncim i mbërritur pranë redaksisë së CNA.al, ka në ob...
Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetare e ...
Deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe Luciano ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës, në...
Sipas raporteve të shumta ndërkombëtare, organizatat krimina...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj foli për rritje të invest...
Gazetari i njohur, Basir Çollaku ka bërë analizën e qeverisë...
Paisja me abonenë mujore për qarkullimin brenda qytetit të T...
Nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht deputet i PD, Edi Palok...
Policia ka kapur ditën e sotme 13 emigrantë në Kapshticë, Bi...
Ky është momenti kur një barrierë ndarëse i ka thyer këmbën ...
Provinca Farah në Afganistan është goditur nga një bombë e v...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar në l...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...