web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me duar të lidhura dhe i futur në një thes, notoi për 3 orë në Ohër dhe theu rekordin në Guinness

27 Korrik 2018, 09:10, Lifestyle CNA

Sa çmenduri mund të duket të rrezikosh jetën dhe të notosh për orë të tëra për të thyer një rekord në Guinness?

Yane Petkov 64 vjeç është një instruktor noti me origjinë nga Bullgaria. Vitin e kaluar ai u përpoq të thyente rekordin e peshkatarit indian Gopak Kharvi si njeriu që përshkon me not distancën më të madhe, por nuk ia doli.

Këtë vit pati sukses pasi notoi për 3 orë në Liqenin e Ohrit duke përshkruar distancën 3.380 metra me duar të lidhura dhe i futur në një thes. Ndërsa rekordi i indianit që fitoi në 2013 ishte 3.071 metra.

Më 24 korrik ai notoi me duart e këmbët e lidhura dhe i futur brenda një thesi, për të rifituar rekordin Guinness që e humbi rreth 5 vite më parë.

Yane hyri në Librin Guinness në 2013 me 2.030 metra por rekordi i tij i atëhershëm u thye nga peshkatari Gopak Kharvi.





Lajmet e fundit nga