LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lobimi rus i Bashës/ KQZ hesht skandalin

25 Korrik 2018, 17:12, Aktualitet CNA
Lobimi rus i Bashës/ KQZ hesht skandalin

Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha, në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, ?Stonington Strategies?, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Basha akuzohet se është financuar nga kompani ruse, ndërkohë që njëra prej transfertave rezulton të jetë bërë nga një kompani guaskë me aksionarë anonimë e regjistruar në parajsa fiskale.

Të dhënat e publikuara fillimisht nga media të huaja prestigjoze,  tregonin, se pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin ?Biniatta Trade LP?, të cilat kapin një vlerë totale prej 675 mijë USD dhe ku përfshihen tarifat mujore të firmës si dhe pagesat për shpenzimet e saj.

Po, aktualisht kjo çështje, që vetëm pak kohë më parë cilësohej si skandal, sot po heshtet.

Po kalohet në heshtje nga mazhoranca, u harrua nga Kuvendi, është fashitur nga Prokuroria dhe ka rënë në vesh të shurdhër nga Komisioni  Qëndror i Zgjdhjeve

Kujtojmë se PD-ja ne KQZ ka raportuar vetëm shpenzime të kryera për konsulencë në dobi të Clearpath Strategies, në shumën 1.820.109 lekë dhe kompanisë Barnes & Thornburg LLP, dy pagesa në shumat 6.385.000 lekë dhe 6.200.000 lekë.

Në dhjetor të vitit 2017,  KQZ  ka ndëshkuar me masë administrative, në vlerën e 1 milion lekë të reja, Selinë Blu për mosdeklarim të financimeve për konsulenca.

Bëhet fjalë për konsulencën me kompaninë Murphy Vogel Askew në vlerën 609.169 lekë, sipas raportit të auditimit dhe në vlerën 663.769 lekë sipas raportit të monitorimit

Gjithashtu ndëshkimi ka ardhur për mosraportimin e financimeve ndaj kompanisë Barnes & Thornburg LLP në vlerën 6.000.000 lekë sipas raportit të monitorimit.

Por, vetëm kaq, dhe asgjë më shumë.

CNA.al mëson se  të gjitha kontratat e dala nga lobizmin në USA, nuk janë shqyrtuar fare ne KQZ.

KQZ në vend që të hetojë, duket se e ka mbyllur këtë histori me një rezolutë të bërë nga PS.

Pagesa në të zezë e 675 mijë dollarëve, nga një kompani offshore, (paratë kanë shkuar për kompanitë ?Stonington Strategies?, ?Muzin Capitol Partners? dhe ?Biniatta Trade LP?), për llogari të Partisë Demokratike, gjatë ngujimit në çadër, duket se është harruar qëllimisht.

Heshtet për këtë skandal dhe nuk i i intereson asnjërës palë politike as PD dhe as PS-së, që për një kohë të gjatë, pothuajse çdo ditë akuzonte Lulzim Bashën.

Të dyja palët, duken se duan të mbyllin këtë çështje, pasi aleatit të marrëveshjes së 18 majit Edi Ramës, i ?dhemb? rasti i Bilalit.

Kjo histori është një provë që tregon se sa e fortë është marrëveshja me Ramën, se nuk ka kundërshtar politik në botë që të shpëton nga një  skandal i tillë.

Ndër të tjera, kjo tregon se Edi Ramës i intereson Lulzim Basha dhe i jep  të gjithë dorën për t?ia mbyllur çështjen e skandalit të financimeve ruse./CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga