web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarret masive/ Ja si paraqitet situata në Greqi (Foto+video)

24 Korrik 2018, 08:41, Aktualitet CNA

Që prej ditës së djeshme, Greqia ka jetuar një tragjedi kombëtare. Vendi mban zi për të paktën 54 persona, të cilët ndërruan jetë për shkak të zjarreve masive.

Mediat greke bëjnë të ditur se 159 persona janë lënduar, ndërsa 11 prej tyre ndodhen në gjendje kritike.

Po ashtu sipas mediave greke, numri i viktimave pritet të rritet, ndërsa mëngjesin e sotëm 26 persona u gjetën të vdekur në Mati, nga Kryqi i Kuq.

Autoritetet thonë se numri i viktimava mund të jetë më i madh pasi shumë telefonata janë bërë për personat e zhdukur në Shërbimin e Zjarrfikësve, të cilët janë duke u përpjekur t’i gjejnë ata.


Situata në Greqi paraqitet kaotike, ndërsa është kërkuar edhe ndihma e vendeve të tjera europiane për të përballuar situatën e rëndë.





Lajmet e fundit nga