web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teatri/ Basha ''sulmon'' ndërkombëtarët

20 Korrik 2018, 11:02, Aktualitet CNA

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Lulzim Basha kreu i Partisë Demokratike ngriti sërish çështjen e teatrit.

Në fjalën e tij Basha shprehet se ligji për teatrin është një atentat i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, ai nuk mund ti adresohet një personi të veçantë pasi përbën një instrumet në duart e pushtetit.

Më tej Basha shtoi duke thënë se nga ana e ndërkombëtarëve nuk ka pasur reagim për këtë çështje. ?Ndoshta janë me pushime, nuk e di, por nga ana e zyrtarëve në shqipëri të Këshillit Europian, Bashkimit Europian, OSBE-së nuk ka pasur asnjë reagim për çështjen e teatrit.??

Në këtë mënyrë Basha sulmon në menyre  indirekte ndërkombëtarët.

Kreu i Partisë Demokratike u ndal tek ?Europa Nostra? organizatë e cila merret me mbrojtjen e vendeve të ndryshme në Europë. Sipas Bashës, kjo e fundit mban qëndrim të prerë kundër kësaj çështje, pasi Teatrin Kombëtar e quajnë pjese të trashëgimisë europiane./CNA.al





Lajmet e fundit nga