Connect with Us

Top Channel drejt shitjes!?

Aktualitet

Top Channel drejt shitjes!?

Publikuar

-

Televizioni kombëtar Top Channel duket se përtej reformimit të tij dhe ndryshimeve thelbësore po shkon drejt shitjes. Në fakt, nuk është hera e parë që në qarqet mediatike fillon të kalojë ky informacion, pasi vite më parë u raportua se Top Channel do të shitej dhe po flitej për vlera të mëdha. Atëherë shuma e diskutuar ishte tek 30 milionë euro, por kjo nuk ndodhi.
Kohët e fundit në qarqet mediatike dhe politike ka filluar të përflitet dhe të diskutohet fort çështja e shitjes së Top Channel.
Në fillim të këtij viti administrimin e Top ChannEl e mori Ben Blushi, ish-kryetar i Libras, ish-ministër socialist dhe ish- deputet.
Në atë kohë u tha, se Ben Blushi bashkë me pronaren në minorancë të aksioneve të Top Channel Vjollca Hoxhën do të fillojnë një betejë të fortë me qeverinë për të ringritur televizionin.
Pati dhe thashetheme nga më të ndryshmet, se pas Ben Blushit qëndronte Becceti dhe financues të tjerë të cilat në fakt nuk u vërtetuan kurrë.
Ajo që ndodhi me kohën ishte se Top Channel nuk filloi betejën e fortë opozitare ndaj kryeministrit Rama, por thjesht disa sulme ndaj gjyqtarëve dhe kryesisht u mor me tema sociale, pra u kthye në një mini-Libra, parti që Blushi e drejtoi dhe e dështoi.
Por, mesa duket misioni i Blushit nuk ishte forcimi dhe ringritja e ekranit të Top Channel atje ku duhet, qëllimi ndoshta ka qenë diku tjetër.
Së fundmi burime i thanë CNA-së. se sherrnaja e Blushit me Edi Ramën ka kaluar dhe misioni i tij në Top Channel nuk është beteja me kryeministrin.
Nga ana tjetër, ditët ë e fundit CNA.al, raportoi se në një nga restorantet e kryeqytetit darkohej midis Ben Blushit administrator i Top Channel, Endri Fugës kryepropaganduesit të Qeverisë, ish-ministrit të shumë akuzuar për korrupsion dhe afera Ilir Beqaj, dhe biznesmenit, administratorit të Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu.
Kjo darkë vjen pas informacioneve të përhapura se Top Channel kishte dalë në shitje sërish, pra Vjollca Hoxha kërkonte një shumë për aksionet e Top Channel, ndoshta një lojë e hile për të kapërcyer ngërçin e gjyqit, që ka ende në Gjykatën e Lartë.
Darka është një tjetër sinjal që shton dyshimet që Top Channel është vërtetë në shitje. U përfolën biznesmenë të mëdhenj disa muaj më parë për blerjen e aksioneve të këtij televizioni , ndërkohë shpesh ishte diskutuar shitja e Top Channel.

LEXO EDHE:  Takimi Blushi-Fuga-Beqaj/ Zbulohet biznesmeni në tryezën e bisedimeve

Së fundmi kemi një darkë të Ben Blushit me Endri Fugën krahun e djathtë të Edi Ramës, por dhe me Ilir Beqen dhe një biznesmen i cili është Klodian Allajbeu. Ky i fundit dy vite më parë u përfol se ishte duke blerë një televizion tjetër, jo të nivelit të Top Channel, por kjo nuk ndodhi.
Tani zërat sa vijnë dhe shtohen, Top Channel po shkon drejt shitjes.
Ndoshta shitja nuk është në atë tavolinë, ku është diskutuar në darkë midis Blushit dhe Endri Fugës, por ka të tjerë ofertues , ka të tjerë negociata të cilat kalojnë gjithmonë nga Qeveria.
Pra, mesa duket Ben Blushi detyrën e tij ka pasur të bëjë misionarin e Qeverisë dhe Edi Ramës tek Top Channel për shitjen e këtij televizioni dhe jo kalimin e tij në një media opozitare kundër Qeverisë.
Ben Blushi në fakt, misionin e tij mesa duket e ka të çojë një tjetër televizion në krah të kryeministrit Rama, për të mbyllur dhe më shumë zërat kritikë dhe anti- qeveritar në median shqiptare./CNA.al

Takimi Blushi-Fuga-Beqaj/ Zbulohet biznesmeni në tryezën e bisedimeve

Fotot ekskluzive – Plas skandali/Ben Blushi “shitet” tek Rama, në pazar me Endri Fugën?!

Takimi Ben Blushi-Endri Fuga/ Zbulohet ish-ministri i Ramës në tavolinë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Zbulohet skenari i frikshëm/Nëse PD lë Parlamentin bosh, do përballemi me …!

LEXO EDHE:  Zbulohet skenari i frikshëm/Nëse PD lë Parlamentin bosh, do përballemi me …!

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Zbulohet kush po i bllokon zgjedhjet/Kur do ulen palët në tryezë

LEXO EDHE:  Ben Blushi për CityNews/Sfidon Bashën duke i kërkuar firmat për Presidentin nga populli

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: