web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryebashkiaku i ardhshëm i përvishet punës/ Ndocaj:Me iniciativa konkrete do i kthejmë hijeshinë Lezhës

7 Korrik 2018, 17:09, Aktualitet CNA

Kandidati për Kryetar Bashkie në Lezhë, ka denoncur pushimet e luksit të politikanëve shqiptarë  jashtë vendit.

Sipas tij, pushtetarët po i bëjnë pushimet me paratë e vjedhura të buxhetit dhe botës së krimit.

Në një postim në rrjetet social, ai ka bërë me dije se aktualisht ndodhet pranë familjes në Bergamo në Itali.

Ndocaj  ka thënë gjithashtu se do të mbajë të gjitha premtimet nëse zgjidhet Kryetar Bashkie i Lezhës.

Postimi i plotë

Ne nje kohe qe hajdutat pushtetar e parlamentar i hypin avionave per te kaluar fundjava lluksi ne Budva dhe plazhesh te mbushura me kazino, une kam zgjedhur si perher te jem me familjen ne rrezidencen malore ne Bjeshket e Bergamos.
Shqiptaret tashme jane mesuar duke par Berishen duke notuar dhe Rama duke ‘qar hallet e popullit’ ne rrezidencat e ish diktatorit. Per t’mos permendur ministrat dhe politikan qe kthehen nga weekend,et pasi ka shpenzur parat e vjedhura te buxhetit dhe te botes krimit. Sot duke pastruar ambientin e jashtem rrezidencial mendja me shkonte tek plehrat qe kane pushtuar bregdetin e Shengjinit dhe kudo neper Lezhe. Vetem me pune dhe inisiativa konkrete do te arrijme bashkerishte ti japim Lezhes hijeshin e meritueshme kudo ne dobi te komunitetit lezhian. Me besoni dhe do shikoni nje kryebashkiak i cili i realizon premtimet. Ju pershendes duke ju uruar nje fundjave sa me te kendshme per secilin dhe familjet tuaja.
Me respekt
E N Bergamo 2018/ CNA.al





Lajmet e fundit nga