web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kujt i përkasin 3.4 milion eurot e kapura në Durrës?/ Gazetarja zbulon të tjera detaje

30 Qershor 2018, 17:29, Aktualitet CNA

Të tjera detaje jënë zbuluar sot në lidhje me shumën prej 3.4 mln euro, të cilat u sekuestuan disa ditë më parë në Portin e Durrësit, pasi u gjetën të fshehura në dy makina ?Toyota Yaris?.

Në emisionin ?Kjo javë? me Nisida Tufën në ?News24?, gazetarja Klodjana Haxhiaj ka dhënë detaje të reja mbi operacionin e policisë.

Gazetarja thotë se janë gjetur 106 dengje me euro, me shenja përkatëse dhe se dyshohet se këto para i përkasin tre grupeve kriminale që operojnë jashtë vendit.

?Pronari i transportieres kishte ndryshuar destinacionin prej nga do silleshin makinat ?Toyota?, pasi me sa duket kishin marrë informacion. Pra dyshohet se ka patur rrjedhje informacioni. Automjeti ka zbarkuar në Port rreth orës 9 të mëngjesit, dhe pas zbritjes së pasagjerëve kanë zbritur dhe automjetet. Dhe më pas ka ndërhyrë policia.

U gjetën konkretisht 106 dengje me kartëmonedha euro, të prerjeve të ndryshme, që dyshohet se i përkasin tre grupeve kriminale. Kjo për faktin se dengjet kanë shenja të ndryshme përkatëse, dhe dyshohet se i përkasin tre grupeve kriminale që operojnë jashtë vendit dhe që kryesisht merren me trafikun e drogës?, tha gazetarja.

Më tej, ajo shtoi se këto para janë dërguar në laborator për të skanuar gjurmët e gishtave.

Pas arrestimit të shoferëve, janë shpallur në kërkim edhe dy kushërinjtë Vladi, të dyshuar si porositësit e makinave. Gazetarja është ndalur edhe tek dëshmitë e personave të arrestuar.

?Gjatë marrjes në pyetje të 4 personave të arrestuar, Agim Çeka janë dhënë dëshmi kyçe me rëndësi për hetimin. Ai ka thënë se në port e priste Alfred Vladi, i cili do të bënte zhdoganimin e mjeteve. Por ai nuk është gjetur në port dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar së bashku me kushëririn e tij Elvis Vladi. Prokuroria dyshon se ka patur rrjedhje informacioni. Shoferi Çeka ka thënë se ka qenë Elvis Vladi në Belgjikë, ai që ka dorëzuar makinat. Më pas ka patur informacion se Elvisi kishte ardhur në Shqipëri për të pritur makinat?, u shpreh gazetarja Klodjana Haxhiaj më tej.





Lajmet e fundit nga