web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hije të forta dyshimi për vrasjen e shoferit të Ministrit/ Akuza për manipulim të provave

30 Qershor 2018, 10:41, Aktualitet CNA

Sot është gjetur i vrarë me plumb në kokë shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Shkëlzen Qordja ishte futur në gardë, njëherësh me emërimin e Xhafajt, në krye të Ministrisë së Brendshmë, si njeri besnik i tij.

Paraprakisht janë ngritur dyshimet se Qordja mund të jetë vetvrarë, ndërkaq media zyrtare e Opozitës, gazeta Rilindja Demokratike ka hedhur akuza të forta për manipulim të provave.

Me anë të shkrimi RD -, ngre hije të forta dyshimi për vrasjen e shoferit të Ministrit Xhafaj.

Shkrimi i plotë i RD -së

Në orët e para të mëngjesit është vrarë në Gardën e Republikës, shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatimr, Xhafa. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia për orë të tëra çfarë ngre akoma më shumë hije dyshimi në lidhje me këtë krim. Kemi të bëjmë me një vrasje mafioze autorët e së cilës nuk kanë mundësi që të zbulohen.
Burimet bënë të ditur se, është gjetur i varë me plumb në kokë në makinë, punonjësi i Gardës, Shkëlzen Qordja, që është shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj.

Nuk dihen ende detaje rreth rrethanave dhe shkaqet e vrasjes së shoferit të ministrit të Brendshëm. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia dhe Ministria e Brendshme.
Megjithëse krimi ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit, lajmi është mbajtur i fshehtë nga policia. Burime nga Garda shprehen për ?RD? se kemi të bëjmë me një ekzekutim të pastër për nga vendi dhe rrethanat e krimit. Ndonëse për momentin nuk jepen shumë detaje kemi të bëjmë me një vrasje tipike mafioze dyshimet e të cilës bien direkt mbi ministrin e Brendshëm dhe lidhjet e trafikut të drogës.

Ndonëse hetimet zyrtare nuk kanë dhënë një version të tyre, Xhafaj dhe policia nxituan ta shpallin këtë krim si vetvrasje. Si mund të shpallet vetvrasje ku ende nuk janë kryer ekspertizat e duhura ligjore dhe hetimet nuk kanë një verdikt? Eshtë e qartë se kemi të bëjmë me një veprim të nxituar për të manipuluar të vërtetën, gjë që i nxjerr autorët e vrajses akoma dhe më të zbuluar në këtë krim.

 

 





Lajmet e fundit nga