web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dashuri Bardh e Zi/ Ferhat nuk kthehet natën në shtëpi, Asllë shqetësohet

19 Qershor 2018, 11:14, Lifestyle CNA

Asllë i tregon Ferhatit se Ebru mund të mos jetë vajza e vërtetë e Shahinit. Ferhat ndihet keq për faktin që nuk i qëndron dot pranë familjes së Jigitit. Ozgurin e merr malli për të atin. Asllë bind Ferhatin që të shkojnë sëbashku në shtëpinë e Jigitit. Ferhat i tregon Sunës se Jigiti është në burg. Suna fajëson Ferhatin për burgosjen e Jigitit
AJO i thot se pendohet se i tha Yit te afrohet me familjen e tij tani ajo e kupton Yit ajo i thote te rri larg familjes dhe e përze atë nga shtëpia. Ferhat i kërkon Asllës të largohet prej tij, pasi ai u sjell vetëm keq njerëzve që do. Vildan i rikthehet pijes. Handan nxehet me të.

Handan akuzon Abidinin se me pretekstin e qumështit përfiton nga Gylsym. Abidin i flet ashpër Handanit. Asllë i tregon Gylsymit se Jigit është në paraburgim. Suna i kërkon falje Asllës që i ka folur ashpër Ferhatit. Gylsym i tregon Jeterit për Jigitin dhe ato mbështesin Sunën sëbashku. Ajhan i prezantohet Asllës si avokatja e Jigitit dhe i kërkon asaj të takohen për t?a marrë në pyetje. Ferhat pranon të bashkëpunojë me dajën, i cili e kupton se problemi i Ferhatit është dashuria e pamundur për Asllën.

Asllë i tregon Ajhanit gjithçka rreth Ebrusë dhe vrasjes së saj. Suna takon Jigitin në burg duke lënë Gylsymin të kujdesit për Oguzin. Jigit gëzohet kur shikon Sunën, por nuk e lejon atë që ta shikojë në burg. Jeter fajëson Namikun për arrestimin e Jigitit. Idil i sugjeron Namikut që të heqin qafe Jeterin. Vildan kërcënon Xhunijetin se ka për t?u divorcuar prej tij. Xhunijet i tregon Vildanit videon ku Ferhat vret Shahinin dhe e shantazhon duke i thënë se nëse divorcohet prej tij Ferhat do të burgoset. Idil deklaron para të gjithëve se të nesërmen do të martohen dhe se ka gjetur një shtëpi të re për Jeterin. Jeter nuk pranon të largohet dhe debaton me Namikun. Ferhat nuk kthehet natën në shtëpi dhe Asllë shqetësohet.

Vildan di kodin e telefonit të Xhunijetit dhe fshin videon e Ferhatit nga celulari i tij. Ajo i tregon Namikut se Xhunijet i bërë video Ferhatit duke vrarë Shahinin. Namik rreh Xhunijetin dhe e detyron atë të largohet nga vila. Xhunijet kërcënon Vildanin se ka për të marrë hak prej saj. Ajhan mendon se Jigitin e kanë arrestuar në mënyrë të jashtëligjëshme. Ferhat fle në dhomën e ndenjes dhe Vildan e shikon teksa ai fle. Vildan i thotë Ferhatit se e ka shpëtuar, por ai nuk e dëgjon pasi mendon që është e dehur.





Lajmet e fundit nga