web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive - Nën hetim nga Krimet e Rënda/ Gazetari i "skandalit Xhafaj" i përgjigjet Prokurorisë

18 Qershor 2018, 17:51, Aktualitet CNA

Partia Demokratike, për disa ditë radhazi në muajin maj të këtij viti publikoi materiale, të cilat sipas tyre ishin prova se Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, ndërkohë që kishte si strehë mbrojtje, Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Lidhur me këtë si provë, ata publikuan një audio-përgjim, ku pretendohej se Albert Veliu, dëshmitari “X” apo “Babale”, komunikonte me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për trafikimin e një sasie kanabisi.

Burime të CNA.al pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, bënë me dije se ndaj denoncuesve të këtij audio-përgjimi, pra deputetit Ervin Salianji, këshilltarit Gazment Bardhit dhe gazetarit investigativ Jetmir Olldashit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim penal për dy akuza: “Kallëzim të Rremë” dhe “Shantazh në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

CNA.al kontaktoi me gazetarin Jetmir Olldashi, i cili u shpreh se nuk ka informacione për një hetim të tillë, ndërsa e quajti si paradoksale të hetohesh për “kallëzim të rremë” kur nga ai nuk është bërë asnjë kallëzim.

“Unë nuk kam bërë asnjë kallëzim që të jem nën hetim për kallëzim, kështu që nuk e kuptoj këtë se si mund të hetohesh për kallëzim të rremë kur s’ke bërë kallëzim”, – u shpreh ndër të tjera Jetmir Olldashi.

CNA.al: Keni ndonjë informacion zyrtar nga Prokuroria se ju jeni nën hetim?

Jetmir Olldashi: Jo, asnjëlloj të dhëne. Domethënë përveç asaj që është publike se unë kam vajtur dhe kam bërë deklarimet e mia në Prokurori, kam ofruar të gjitha të dhënat që ata të verifikojnë lëvizjet e mia dhe çdo gjë tjetër, absolutisht asgjë tjetër.

CNA.al: Cili është qëndrimi juaj lidhur me këtë hetim të ngritur?

Jetmir Olldashi: Më duket paradoksale se si mund të hetohesh për kallëzim të rremë kur nuk ke bërë kallëzim, sepse unë nuk kam bërë kallëzim. Më duket paradoksale pastaj kur unë është e qartë se kam qenë për të bërë punën time atje, dhe duhet të jem unë nën hetim që kam bërë punën time dhe jo njerëz që merren me krimin e organizuar në këtë vend. Gjithsesi është punë e Prokurorisë të bëjë ç’të dojë.

Jetmir Olldashi është autori i audio-përgjimit të publikuar mes ?bashkëpunëtorit X?, Albert Veliu dhe vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai e pranoi këtë në një konferencë për mediet, ku rrëfeu se një telefonatë nga një burim i tij, e vuri në kontakt me Albert Veliun, të cilit i montoi një pajisje përgjuese për të folur me vëllain e Ministrit. /CNA.al

Audio-përgjimi/ Salianji, Bardhi dhe Olldashi, të pandehur tek Krimet e Rënda

Çështja Xhafaj/ Deputeti demokrat dhe gazetari drejt burgut?

?Treshja e Babales?/ Ja, për çfarë po hetohen Salianji, Bardhi dhe Olldashi





Lajmet e fundit nga