web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prisni Erën në hapjen e Kampionatit Botëror?/ Na vjen keq por ajo nuk do performojë

14 Qershor 2018, 09:35, Lifestyle CNA

Pasditen e sotme pritet që të mbahet ceremonia e hapjes së Kampionatit Botëror në stadiumin Luzhniki në Moskë. Ajo do të fillojë në orën 16:30 dhe gjithë shqiptarët po e presin me padurim me shpresën për të parë të ngjitet në skenën gjigande të stadiumit edhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi, e cila këndon himnin e Kampionatit Botëror 2018.

Mirëpo ndërkohë që të gjithë jemi në pritje të performancës së madhe nga këngëtarja shqiptare, një deklaratë e gazetarit të njohur sportiv Glenti Nallbani i ka zhgënjyer të gjithë. I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ?Wake Up?, Glenti ka rrëfyer se Era Istrefi nuk do të këndojë sot në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror.

?Era nuk do të këndojë sot, por në finale sepse sot këndohet vetëm himni?, tha Nallbani.





Lajmet e fundit nga