web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO-VIDEO/ Breshëri bën gjëmën në Fushën e Korçës

14 Qershor 2018, 20:21, Aktualitet CNA

Gjatë pasdites së sotme janë shënuar reshje me intensitet të lartë në pjesën me të madhe të vendit, duke dhënë përshtypjen se nuk jemi në verë, por në vjeshtën e shirave.

Një ndër zonat më të prekura është edhe ajo e Korçës. Breshëri i rënë për gati një orë ka dëmtuar të gjitha prodhimet e fermerëve në fushën e Korçës, e njohur si një nga fushat më pjellore në vend.

Sot rreth mesditës, në fshatin Vashtmi të Bashkisë Maliq në Fushën e Korçës, breshëri ka shkatërruar prodhimet e fermerëve si Domate, speca, qepë, patate por edhe pemët.

Sasia e madhe e reshjeve të breshërit dhe shiut, të kanë formuar një shtresë disa centimetër të trashë, që të jep përshtypjen e një shtrese bore.

Për më shumë shihni fotot dhe videon e mëposhtme:





Lajmet e fundit nga