web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Intesa San Paolo Bank përfshihet në skandal/ Hidhen në rrugë punonjësit pa paralajmërim

13 Qershor 2018, 16:32, Aktualitet CNA

Mbi 70 punonjës të ish -“Veneto Bankë”, sot “Intesa San Paolo Bankë”, në Shqipëri, në mënyrë arbitrare janë hedhur në rrugë. Me anë të një njoftimi ata janë lajmëruar për pushim nga puna.

Denoncimi ka mbërritur në redaksinë e CNA.al, nga një grup punonjësish, për të cilët askush nuk mban përgjegjësi.

Sipas tyre, për drejtuesin e “Intesa San Paolo Bank”, ligjet shqiptare nuk vlejnë, ndërsa në Itali nuk do të guxonin të nëpërkëmbnin dhe të hidhnin në rrugë punonjësit.

“Intesa San Paolo Bank” në Itali ka një vit që është në një proces bashkimi me “Veneto Bank” në Itali.
Sipas denoncuesve, janë 120 familje shqiptare të lidhura me këtë bankë dhe më shumë se gjysma e tyre hidhen në rrugë dhe askush nga “Intesa San Paolo Bank” në Shqipëri nuk mban përgjegjësi.

?Drejtori i Përgjithshëm i “Intesa San Paolo Bank” në Shqipëri, nuk do t?ia dijë për fatin e këtyre familjeve që kanë punuar në këtë bankë dhe që kanë marrë përsipër gjithë riskun, duke dalë rrugëve për të gjetur klientë, për të sjellë njerëzit në bankë dhe duke ditur konkurencën e ashpër nga bankat e tjera?, thuhet në denoncimin e mbërritur pranë CNA.al.

Në këto rrethana punonjësit, të cilët kërkojnë kompensim, i janë drejtuar me një letër edhe Bankës së Shqipërisë, mirëpo edhe kjo e fundit nuk ka denjuar të përgjigjet.

“Intesa San Paolo Bank” në Shqipëri së bashku me “Intesa San Paolo Bank” në Itali kanë realizuar një proces transformimi nga “Veneto Bank” në “Intesa San Paolo”. Kjo ka ndodhur në muajin janar të këtij viti, ku janë bërë intervista punonjësish, se kush janë dhe se çfarë kanë bërë dhe më pas është firmosur largimi i tyre nga puna pa asnjë paralajmërim. /CNA.al





14:42 Aktualitet

Qeverisje pa frikë

Dr. Bledar KurtiKëto vitet e fundit, duket sikur qeveria zgj...

Lajmet e fundit nga