web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Makina përplas fëmijën 5-vjeçar

7 Qershor 2018, 17:35, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gramsh, ku një automjet ka përplasur një 5-vjeçare.

Sipas të dhënave të para, mësohet se 5-vjeçarja e aksidentuar është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku fatmirësisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës, shtetasin me inicialet S.D. 32 vjeç. /CNA.al





Lajmet e fundit nga