web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bën foto mbi Lambon 200 mijë euroshe, detaji në foto nxjerr blof Noizyn

28 Maj 2018, 10:53, Lifestyle CNA

Noizy është një prej reperëve më të pëlqyer për stilin e veçantë që tregon në klipet e tij.

Në shumicën prej tyre, ai reklamon mjetet dhe orat e shtrenjta.

Reperi ka lajmëruar se po xhiron klipin e tij të ri dhe ka ndarë me fansat disa foto të shkrepura që kanë qarkulluar në rrjet me shpejtësi.

Në njërën prej tyre, bie në sy makina super e shtrenjtë e tipit ?Lamborghini Huracan? ngjyrë e verdhë me vlerë rreth 200 mijë euro.

Tek Lamboja duket i mbështetur Noizy ndërsa tek Ferrari i kuq, një mik i tij.

Detaji që kanë kapur fansat në këtë foto është se Lamborghini i verdhë gjendet edhe në një faqe që jep makina me qira.

Nuk dihet nëse reperi e ka marrë me qira apo është një blerje e re e tija, por kujtojmë se një tjetër detaj që bëri bujë pak kohë më parë ishte edhe një shishe e lirë shampanjë me të cilën ai kishte postuar foto.

 





Lajmet e fundit nga