web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali “Xhafaj”/ Zbulohet mashtrimi me audiopërgjimin

25 Maj 2018, 17:46, Aktualitet CNA

Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, por këtë herë nën lupën e ?qytetarit digjital? është vënë ekspertiza e audiopërgjimit të vëllait të ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Një një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri të policisë gjyqësore, i cili shkruan se kampioni i zërit për ekspertizë nuk është i Agron Xhafjt, por i një tjetër personi.

Oficeri gjithashtu pohon se ekspertiza nuk është marrë përsipër nga asnjë organ italian, por qeveria është duke punuar për ta mbyllur këtë çështje me një ekspertizë falso.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

OPGJ dixhital denoncon:

Mashtrimin e prokurorise se Tiranes me urdher te Edvinit per zerin e Geron Xhafes!?

Asnje autoritet zyrtar italian nuk ka marre persiper ekspertizen!

Don Agaçio sekretari i pergjithshem i mafies shteterore po merret me kete afere! sb

?Pershendetje Dr jame OPGj ne prokurorine e Tiranes po ju njoftoj se

koleg te mije thone qe kane fute dike tjeter per kampionin e zerit dhe nuk eshte e agronit

Eshe dhene tek prokuroria e tiranes sepse aty kane pas akses, dhe jo te krimet e renda.Perveç kesaj moshtrijne se asnje marrveshje apo marrje persiper per ekspertize nga organet italiane nuk egziston por Don Agaçio dhe dhe avikati Visha qe ka nje jave qe rrine ne Rome per te rregulluar ekspertizen fallco te klientit te tij,anonim ju lutem doktor se me iken koka!? /CNA.al





Lajmet e fundit nga