web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nënkryetari i Parlamentit, paralajmëron Ramën: Dihet fundi i atyre që ti i merr në mbrojtje

22 Maj 2018, 18:52, Aktualitet CNA

Nënkryetari i Parlamentit si përfaqësues i opozitës, njëherësh nënkryetari i PD Edi Paloka, i është përgjigjur dhëmb më dhëmb kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së tij të fundit, lidhur me çështjen e publikuar nga PD me autor gazetarin Jetmir Olldashi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paloka është shprehur, se Rama është ai i avionëve mushkonja, që mori në mbrojtje gjithë të inkriminuarit, ndërsa duke postuar një video të Kryeministri kohë më parë, ndërsa fliste për Elvis Rroshin, Paloka thotë se mjafton për të kuptuar se kush është i dëshpëruari dhe fundi i atyre që merr në mbrojtje.

Postimi i Palokës

Personazhe si Rama është e vështirë edhe t?i konceptosh dhe t?i trajtosh si qënie me ndërgjegje lëre pastaj të presësh dhe dinjitet njerëzor prej tyre.

?Sinqerisht pyes veten në se Lulëzimi dhe shqupatarët e tij janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera?? ka shkruajtur .
Pra ne jemi ata që paskemi dal blof gjatë këtyre viteve ?të dëshpëruar e të pacipë si ngahera??
Ky është ai i avionëve ?mushkonja?, është ai që mori në mbrojtje me radhë gjithë të inkriminuarit ?rilindas? që pastaj i plasën në dorë me radhë nga Roshi tek Tahiri.

Me të njëjtat batuta bajate dhe ngërdheshje prej palaçoje të zhgjyer.
Shiheni në një nga zhgerdheshjet e tij. Mjafton jo vetëm për të kuptuar se kush është i pacipi dhe i dëshpëruari, por edhe se si është fundi i atyre që ai merr në mbrojtje. /CNA.al





Lajmet e fundit nga