web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetja "thumbon" grimieren e njohur: Vajza mos iu nënshtroni mentalitetit provincial

21 Maj 2018, 11:12, Lifestyle CNA

Dasma e Meghan Markle me Princ Harryn ishte padyshim tema më e komentuar e javës.
Ka rënë shumë në sy paraqitja e thjeshtë e nuses e cila kishte bërë një make up shumë të thjeshtë, pa rënë aspak në sy, por që sipas mediave britanike kushtoi rreth 18 mijë paund.

Kjo ka bërë që anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës Arbana Xharra të bënte një koment thumbues për grimieren e njohur kosovare Sellma.

Në komentin e saj ajo e konsideroi Sellmën provinciale duke shkruar:

Kqyrni çika, bën me u ba nuse edhe pa makeup te Sellma? Mos ju nënshtroni mentalitetit provincial. As mos lejoni të tjerët me ju përcaktu “normat e bukurisë”!”
Vetë grimierja nuk i është përgjigjur por miku i saj, stilisti Valdrin Sahiti iu përgjigj në Insta Story duke e thumbuar për punën si deputete.

Sahiti shkroi:

Tash e tutje nga sot, përcaktimin e trendeve dhe normave do i kalojme tek disa ?politikane? te cilat ne punen e tyre kane arrit sukses te jashtezakonshem. Duhet te merret pëlqimi i te gjitheve, a jemi per? Duhet te bejme nje hulumtim te vogel ne lidhje me lookun e saj, prezantimet publike dhe bagazhin ne kete sfere.”





Lajmet e fundit nga