web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk e di kur do të rishihemi, por do të më mungoni!” Flori i jep lamtumirën publikut shqiptar

7 Maj 2018, 08:10, Lifestyle CNA

Kantautori Flori Mumajesi së bashku me një pjesë të grupit ?Threedots? kanë performuar në orët e para të mëngjesit në një nga klubet e Tiranës. Por këngëtari nuk duket i kënaqur me kushtet e punës, si dhe me menaxherët dhe pronarët e klubeve, ku artistët shqiptarë performojnë.

Në një postim në profilin e tij në ?Instagram? në krah të DJ Vicky-t, Flori shkruan: ?Kemi shumë data të mbyllura ndërkohë dhe sigurisht do t`i realizojmë, pa marr parasysh kushtet e tmerrshme të vendeve ku këndojmë dhe pse bëjmë si ?ARTISTA?? ?Njerëzit? me të cilët bashkëpunojmë, organizatorë, ?menaxherë? sekserë apo pronarë, fatkeqësisht 70% nuk kanë lidhje fare me muzikën, edhe pse ndihen më ?ARTIST? se vetë ?ARTISTI?, të cilin kanë ftuar dhe mezi e kanë siguruar! Ndoshta disa do kënaqen, ska gjë unë gjithmonë kam preferuar të flas me punë!?

Sakaq, Flori nuk i kursye fjalët e ndjera për publikun, që e kishte kthyer mbrëmjen e djeshme në një mbrëmje të veçantë për të.

?Dje, një nga mbrëmjet më të bukura në Tiranë. Ju pashë në sy të gjithëve, ju përshëndeta të gjithëve dhe e lëshova shpirtin sikur të ishte nata e fundit që do isha pranë jush? Nuk e di kur do të rishihemi, por e di se do të më mungoni.?-shkruan kantautori.

Këngëtari i hitit ?Me fjalë të vogla? premtoi se do të  realizojë datat e pakta të koncerteve që ka deri në fund të vitit 2018 dhe më pas do të bëjë një periudhë shkëputje.

 





Lajmet e fundit nga