web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trondit aktorja italiane: Futbollisti i Lazios më përdhunoi kur isha 18 vjeç

4 Maj 2018, 07:48, Lifestyle CNA

Aktorja e njohur italiane, Gina Lollobrigida, tashmë në moshën 90-vjeçare ka rrëfyer për “?Libero? një ngjarje tronditëse për jetën e saj.
Ajo ka treguar se është përdhurnuar në moshën 18-vjeçare nga një futbollist i famshëm i Lazios në atë kohë.

Lojtari e kishte ftuar të shkonte në shtëpinë e tij, pasi ai kishte organizuar një festë.

Por, në momentin që ajo kishte shkuar në shtëpi, nuk kishte parë askënd, ndërsa ai i kishte thënë se miqtë e tjerë do të vinin më pas.

Pasi kishin konsumuar disa gota alkol, Lollobrigida u zgjua mëngjesin pasardhës, nudo dhe nuk kujtonte asgjë.

Këtë turp e kam fshehur prej vitesh. Ndihesha e shkatërruar dhe më pas u martova me shpejtësi me bashkëshortin tim për të kaluar traumën. Nuk u martova për dashuri. E mora veten dalëngadalë. Desha ta harroja atë moment, për të ecur përpara. Isha e virgjër!?, tregon ajo
Gjithsesi, aktorja e njohur nuk ka preferuar të tregojë emrin e ish-lojtarit të Lazios duke e lënë ende mister këtë histori.





Lajmet e fundit nga